Pavarësisht ç’karrierë mbërrin njeriu gjatë jetës, madje edhe nëse shkon në fund të botës, është vendlindja ajo e cila të tërheq me magjinë e saj, në veçanti kur ajo është edhe e bukur.
Moti e kam bërë zakon, që çdo vikend ta kaloj në vendlindje. Ndodh edhe për faktin se është vetëm dhjetë milje larg Prishtinës dhe më shumë se kjo shijoj bukuritë e natyrës, pasi kam ndjesinë se vendlindjes time i qëndron bukur secila stinë.
Atje shkoj herët në mëngjes dhe bëj një ecje prej disa kilometrash, duke përvijuar kullat tashmë të braktisura rrëzë malit.
Sot, derisa ecja i vetmuar dhe vesa e mëngjesit ende rrëzëllente mbi bar, kalova afër shtëpisë së Muharremit, kushëririt tim të dashur, i cili në vitet tetëdhjetë ishte ndër fotoreporterët më kreativ dhe ndër njerëzit më të veçantë në Prishtinë. Sa herë kaloj para dyerve të kullës së tij tashmë të braktisur, trokas disa herë me çekiçin e kapixhikut në dyert e oborrit, i vetëdijshëm se jo vetëm në kullën e tij, por edhe në të gjitha kullat përreth nuk jeton askush …
Duke vazhduar ecjen time të zakonshme, udha më qet para dyerve të gjashtë vëllezërve, po ashtu kushërinj të mi, të cilët po ashtu i kanë braktisur tash disa vjet kullat e tyre dhe nuk jetojnë më. Kroi, i cili ende rrjedh ujë para kullave të tyre të braktisura, gjithmonë më sjell trishtim. Vëllai më i madh i tyre Rexha, ishte një burrë i jashtëzakonshëm, i cili jo vetëm shquhej si punëtor që i kalonte përmasat njerëzore, shquhej edhe për humorin dhe batutat e tij me shije. Rexha tashmë i ndjerë, kur i kryente punët e verës, nuk qëndronte duarkryq as gjatë dimrit. Gjatë kësaj stine, ai merrte mjetet e punës dhe hapësirat pyjore i shndërronte në tokë buke. Kur ia jepte syri i pranverës, Rexha ia shtonte së paku edhe tridhjetë ari tokë buke familjes së tij!
Me gjashtë vëllezërit, ashtu si me të gjithë kushërinjtë tjerë, kam patur gjithmonë lidhje të veçanta. Familja ime është unikate në Kosovë, pasi jemi një familje në dy fshatra, në të cilat nuk jeton asnjë fis tjetër. Në vitet tetëdhjetë kur isha student, gjashtë vëllezërit kishin zakon që çdo të premte të thernin një qengj dhe ky “zakon” nuk mund të ndodhte, nëse gjatë asaj të premteje nuk isha në vendlindje. Përveç respektit të madh që gjashtë vëllezërit më jepnin mua, kur shtrohej sofra, ata çuditeshin me mua se si është e mundur të haja aq ngadalë, prandaj ishin të kujdesshëm që të ma ndanin hisen e mishit, duke u frikësuar se mund të mbetesha i uritur, derisa ata e kollofitnin brenda pak minutash! Mbas qengjit, nëna e tyre tezja Elife, një malësore fisnike dhe grua e jashtëzakonshme e cila shquhej edhe për gjatësinë e saj pasi ishte e gjatë rreth një metër e nëntëdhjetë, sillte edhe të paktën tri tepsi me pite, të cilat kollofiteshin po ashtu sa çel e mbyll sytë!
Një verë, Rexha erdhi ta ndihmonte familjen time në kositjen e livadhit. Ai pasi e mprehte kosën, futej midis livadhit dhe kosiste në rreth pa pushuar asnjëherë derisa mbaronte punë. Erdhi koha e drekës dhe atë ditë në drekë ishim vetëm unë dhe Rexha i ndjerë. Dreka e përgatitur nga nëna ime e ndjerë ishte e bollshme të paktën për gjashtë frymë, por Rexha i shqetësuar se do të mbetej i uritur më pyeti:
– Sa veta do të hamë këtu?!
– Vetëm ne të dy!, – u përgjigja unë, derisa ai mbushi gojën me kos dhe shfryu mbi piten, në mënyrë që unë të mos mund të haja dhe ushqimi të mbetej vetëm për atë!
Këtë skenë dhe shumë të tjera nuk do t’i harroj asnjëherë. Rexha, kushëriri im i dashur e punëtor nuk jeton më, kullat janë braktisur dhe tash nuk dëgjohen as zëra njerëzish e blegërima qengjash, derisa edhe cicërimat e zogjve më vijnë plot trishtim …
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTraditat dhe ritet e dikurshme të dasmave shqiptare
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”
Parashqevi Qiriazi, Kongresi i Manastirit dhe “Himni i Alfabetit” me burim nga Kolegji Yale
Viti 1968: Demonstratat, për ndryshim...
Thënie të gjeniut që jetonte me 40 mijë libra në shtëpi: Mit’hat Frashëri dhe paradokset shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj