LAJMI I FUNDIT:

Mbi 10 mijë euro të shpenzuara nga treshja e ME-së, ministrja Rizvanolli harxhoi afro 2 mijë euro vetëm për derivate

Mbi 10 mijë euro të shpenzuara nga treshja e ME-së, ministrja Rizvanolli harxhoi afro 2 mijë euro vetëm për derivate

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me dy zëvendësit e saj, Getoar Mjeku dhe Nenad Stanojeviq, për gjashtë muaj shpenzuan 10 mijë e 451 euro.

Sipas të dhënave që ka siguruar Telegrafi nga qasja në dokumentet publike, treshja udhëheqëse e Ministrisë së Ekonomisë, më së shumti para shpenzuan në akomodim, bileta të aeroplanit, derivate e dreka zyrtare.


5 mijë euro për ushqim dhe mëditje – këto janë shpenzimet e ministres Nagavci dhe stafit të saj për shtatë muaj
Lexo po ashtu 5 mijë euro për ushqim dhe mëditje – këto janë shpenzimet e ministres Nagavci dhe stafit të saj për shtatë muaj

Ministrja Rivanolli e vetme për gjashtë muaj, nga janari deri në qershor të këtij viti ka shpenzuar në total 5 mijë e 761 euro.

Më së shumti para ministrja shpenzoi për derivate 1 mijë e 943 euro, për bileta të aeroplanit 1 mijë e 591 euro dhe për akomodim 1 mijë e 252 euro.

Shpenzimet e ministres Artane Rizvanolli brenda gjashtë muajve/Grafika dhe dizajni: Endrit Dallaveraj/Telegrafi.com

Nga mëditjet e para e Ministrisë së Ekonomisë mori vetëm 164 euro.

Në anën tjetër zëvendësministri i ME-së, Getoar Mjeku për gjashtë muaj shpenzoi 2 mijë e 399 euro.

Mjeku më së shumti para shpenzoi për derivate ku brenda kësaj periudhe ai harxhoi 1 mijë e 112 euro, shkruan Telegrafi.

Shpenzimet e zv.ministrit Getoar Mjeku brenda gjashtë muajve/Grafika dhe dizajni: Endrit Dallaveraj/Telegrafi.com

Pas derivate, zëvendësministri më shumë para shpenzoi për bileta të aeroplanit, udhëtime zyrtare e telefon.

Nga mëditjet Mjeku mori vetëm 52 euro.

Nga 10 mijë e 451 euro të shpenzuara në total nga treshja e ME-së, zëvendësministri i dytë i kësaj ministrie, Nenad Stanojeviq për gjashtë muaj shpenzoi 2 mijë e 289 euro.

Stanojeviq më shumë para shpenzoi për dreka zyrtare 1 mijë e 038 euro dhe për derivate 975 euro. /Telegrafi/

Shpenzimet e zv.ministrit Nenad Stanojeviq brenda gjashtë muajve/Grafika dhe dizajni: Endrit Dallaveraj/Telegrafi.com

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori