LAJMI I FUNDIT:

A është Granit Xhaka mesfushori fundor më i mirë në Bundesligë? Shumë ekspertë e thonë këtë gjë

A është Granit Xhaka mesfushori fundor më i mirë në Bundesligë? Shumë ekspertë e thonë këtë gjë

Tre ndeshje, nëntë pikë dhe 11 gola të shënuar. Një fillimi mbresëlënës i sezonit te Bayer Leverkusen, që sonte udhëton si lider në ndeshjen e parë të javës së katërt kundër Bayern Munich.

Arsyeja e sukseseve të Bayer Leverekusen konsiderohet Granit Xhaka nga shumë ekspertë dhe gazetarë.


Ekspertët e platformës Sport1, për shembull, analizojnë se ai tashmë e ka bërë veten të domosdoshëm në vetëm tre ndeshje. Xhaka është një lider i guximshëm që është pjekur dhe ka gjetur ekuilibrin e duhur në lojën e tij – ai është “ndoshta edhe mesfushori fundor më i mirë në Bundesligë”, thonë ata.

Fillimi i fortë i sezonit të Xhakës mbështetet statistikisht. Sipas “Kicker”, zvicerani kryeson të gjithë ligën në disa vlera. Asnjë mesfushor nuk ka fituar më shumë topa në zonën sulmuese. Xhaka është gjithashtu në krye të ligës kur bëhet fjalë për pasimet e suksesshme në të tretën e fundit.

Joshua Kimmich i Bayern Munich nuk i arrin këto shifra.

Trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso është entuziast për ardhjen e shqiptarit: “Xhaka është lojtar që di ta lexojë lojën, një pasuri e madhe për lojën tonë. Ai e kupton shumë mirë lojën, tani kemi më shumë kontroll dhe më shumë stabilitet”.

Dhjetë momentet kur Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka treguan se sa shumë e duan Kosovën
Lexo po ashtu Dhjetë momentet kur Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka treguan se sa shumë e duan Kosovën

Në programin “Sky90”, Xhaka së fundmi u vlerësua nga legjenda e futbollit, Lothar Matthäus për stilin e tij strategjik të lojës. Falë tij, skuadra e Leverkusenit është shumë mirë e organizuar.

“Xhaka është paksa si Alonso i dhjetë apo 15 viteve më parë”, deklaroi ai.

Krahasimi me trajnerin e tij, i cili dikur i dha Liverpoolit, Real Madridit dhe në fund të karrierës së tij, Bayern Munchut, një stabilitet të jashtëzakonshëm, tregon gjithashtu se me të drejtë mund të thuhet se Granit Xhaka është gjashtëshja më e mirë në Bundesligë.

Granit Xhaka në formacionin e javës në Bundesligë
Lexo po ashtu Granit Xhaka në formacionin e javës në Bundesligë

Ndoshta do të marrim një përgjigje fillestare për këtë pyetje të premten në mbrëmje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ten Hag zbulon në një intervistë shpërthyese atë që pronarët e Man Utd i kanë thënë 'direkt' për të ardhmen e tij

Ten Hag zbulon në një intervistë shpërthyese atë që pronarët e Man Utd i kanë thënë 'direkt' për të ardhmen e tij

Premier League

"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin

La Liga
Si mund të luajë Bayernin nën urdhrat e Kompanys dhe me katër transferime

Si mund të luajë Bayernin nën urdhrat e Kompanys dhe me katër transferime

Bundesliga
Jo vetëm Lamine Yamal – Xavi ka ringjallur akademinë La Masia, 15 talentë debutuan me Barcelonën

Jo vetëm Lamine Yamal – Xavi ka ringjallur akademinë La Masia, 15 talentë debutuan me Barcelonën

La Liga
Pesë yjet e Real Madridit që mund ta luajnë ndeshjen e tyre të fundit në ‘Santiago Bernabeu’ këtë vikend

Pesë yjet e Real Madridit që mund ta luajnë ndeshjen e tyre të fundit në ‘Santiago Bernabeu’ këtë vikend

La Liga
Oleksandr Usyk bën ankesë zyrtare, nuk dorëzohet për titullin e IBF

Oleksandr Usyk bën ankesë zyrtare, nuk dorëzohet për titullin e IBF

Boks
Kalo në kategori