LAJMI I FUNDIT:

Allegri flet për situatën e Pogbas dhe akuzat e Bonuccit

Allegri flet për situatën e Pogbas dhe akuzat e Bonuccit

Juventus do të ndeshet me Lazion këtë të shtunë, takim i vlefshëm për javën e katërt të Serie A dhe në prag të kësaj ndeshje ka folur trajneri Max Allegri.

Duke folur për mediat në prag të këtij takimi, Allegri është pyetur në veçanti për dy çështje, atë të Leonardo Bonuccit që u largua nga klubi dhe për Paul Pogban që së fundmi doli pozitiv në një test të dopingut.

“Bonucci? Mendoj se nuk ka asgjë për të thënë, kemi thënë shumë dhe nuk ka asgjë për të shtuar. I uroj suksese brenda dhe jashtë futbollit”.


Por gazetarët insistuan se trajneri dhe mbrojtësi kanë histori të ndryshme për atë që ndodhi.

“Telenovelat janë në kanalin 5 dhe nuk më pëlqejnë shumë. Leonardos i uroj fat, ai shkoi në një ekip që luan në Ligën e Kampionëve, do të jetë gjithashtu i rëndësishëm në një nivel motivues”, deklaroi Allegri.

Kur u pyet për Pogban, ai ka thënë se klubi është shumë i përgatitur për çështjet jashtë fushës.

“Ne jemi të përgatitur mirë për çështjet jashtë fushës. Për Pogba më vjen keq për situatën, por nuk kam asgjë tjetër për të shtuar sepse ka një procedim në proces, ka njerëz të përfshirë dhe preferoj të pres përfundimin e procedurës”, ka thënë trajneri italian.

Juventusi në tri xhirot e para ka arritur të marr 7 pikë. /Telegrafi/