LAJMI I FUNDIT:

Më 21 shtator në Tiranë shfaqet premiera e dokumentarit për Bekim Fehmiun

Më 21 shtator në Tiranë shfaqet premiera e dokumentarit për Bekim Fehmiun

Me 21 shtator në Tiranë do të shfaqet premiera e dokumentarit të gjatë artistik për aktorin Bekim Fehmiun.

Kjo u bë e ditur nga regjisori i dokumentarit Valmir Tertini, përmes rrjetit social Facebook.


Dokumentari është bërë me skenar nga gazetari Fahri Musliu dhe regji nga Valmir Tertini.

Ky dokumentar është xhiruar në gjashtë shtete; Kosovë, Shqipëri, Serbi, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Itali.

Sipas regjisorit Tertinit, ky projekt ka nisur në vitin 2019 – ndërsa  ka gjetur financim nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri.

I njëjti nuk është mbështetur nga Qendra e Kinematografisë në Kosovë./Telegrafi/