Bremer emëron sulmuesit më të fortë me të cilët është përballur në Serie A
Gleison Bremer ka falënderuar Juventusin pas një sezoni të parë ‘të vështirë’ dhe zbuloi sulmuesit me të cilët ka pasur më shumë vështirësi, të cilët të dy kanë luajtur për rivalët e Interin.
Qendërmbrojtësi brazilian erdhi për herë të parë në Serie A për Torinon në vitin 2018 dhe kushtoi rreth 50 milionë euro në transferimin e tij te Juventusi në verën e 2022.
“Kam mbërritur në Torino në moshën 21-vjeçare dhe më duhej kohë për t’u përshtatur, veçanërisht për të mësuar mënyrën e mbrojtjes, e cila është shumë e ndryshme në Itali në krahasim me Brazilin”, ka thënë fillimisht Bremer.
“Është pozicionimi i trupit tuaj, markimi në zonë, por sfida më e vështirë ishte të mësosh aspektet taktike të mbrojtjes”.
“Ishte një vit i vështirë, por një vit ku mësova shumë dhe u thirra në skuadrën e Brazilit për Kupën e Botës, kështu që mund të jem vetëm mirënjohës ndaj Juventusit”.
Pas pesë vitesh në Itali, Bremerit iu kërkua të tregojë sulmuesit më të fortë me të cilët është përballur dhe zgjodhi dy që përfaqësonin rivalët më të mëdhenj të Juves, Interin.
“Edin Dzeko ishte shumë i vështirë si për Romën ashtu edhe për Interin, ndërsa Lautaro Martinez është gjithashtu një sulmues jashtë zakonit. Duvan Zapata, i cili tani ndodhet në Torino, ishte shumë i rrezikshëm për Atalantën”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/
#SerieA | “L’attaccante più difficile da marcare? #Lautaro e #Dzeko“, le parole di #Bremerhttps://t.co/DRUjVabBcp
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) September 13, 2023
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kush do të shpallej kampion në Ligën Premier nëse nuk do të përdorej VAR-i këtë edicion
Mikel Arteta tregon dy ndeshjet kryesore këtë sezon që i kushtuan Arsenalit humbjen e titullit
Aro Muric mund të mbetet pjesë e Ligës Premier – ekipi i njohur shfaq interesim për yllin kosovar
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251