Kryetarja e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu ka vazhduar me kritikat për Qeverinë pas situatës së krijuar me mënyrën e re të sigurimit të teksteve shkollore.
Lushaku-Sadriu ka thënë se familjet e rreth 98 mijë nxënësve ende nuk kanë pranuar rimbursim për librat.
”Fundjava mbaroi. Java e tretë e shtatorit fillon nesër. Familjet e 97 984 nxënësve në Kosovë ende nuk kanë pranuar rimbursim për librat. Shumë të tjerë po përpëliten për t’i gjetur ato. Një përvojë vuajtjeje për prindërit e me kosto të lartë për shtetin”.
Zyrtarja e LDK-së thotë se kjo qeverisje është pa vizion.
“Një qeverisje pa vizion; mu si muzgu-nga dita, drejt në terr“, ka shkruar ajo në Facebook.
Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, ka njoftuar të shtunën se deri tani janë proceduar për pagesë 130 mijë aplikantë për subvencionimin e teksteve shkollore.
Ai ka bërë të ditur se në fillim të javës së ardhshme do të procedohet edhe pjesa tjetër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251