Në plantacionet e mbjella me vreshta në komunën e Rahovecit, këto ditë ka filluar vjelja e rrushit të tryezës dhe atij të verës. Vreshtarët këtë vit e quajnë ‘vit i dëmtuar’, për shkak se kushtet atmosferike kanë ndikuar që edhe vjelja e rrushit të nis me vonesë.
Sipas kryetarit të komunës së Rahovecit dhe disa fermerëve, rendimentet e rrushit janë më të ulëta këtë vit.
Kërkesat për përkrahje nga Ministria e Bujqësisë nuk mungojnë as këtë vit. Fermerët shprehen se 1000 euro subvencione janë të pamjaftueshme për kultivimin e kësaj kulture bujqësore.
Ndërsa, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, u shpreh se ka qenë vit i vështirë për vreshtarët, por siç u shpreh ai prapë zona e Rahovecit mbetet epiqendra e rrushit në Kosovë dhe Evropë.
Latifi kërkoi nga Ministria e Bujqësisë që te dyfishohen subvencionet, pasi që sipas tij, vreshtarët e Rahovecit meritojnë mbështetjen.
“Sezoni i vjeljes sivjet ka filluar me vështirësi, për shkak të verës së vonuar, reshjeve të shumta të shiut, lagështisë së madhe. Ne po kërkojmë që të rriten subvencionet për këtë vit, pra të dyfishohen subvencionet për shkak të verës së vonuar, verës së vështirë, reshjet e shumta dhe mungesat e shumta që i kemi në vreshtari. Pra, është dëmtuar rrushi.
Do të ishte e rëndësishme që të dyfishohen subvencionet nga Ministra e Bujqësisë si dhe do të ishte tepër e rëndësishme po ashtu qe të hapen sa më shpejt e mundur thirrja për aplikim për grante, që bujqit tanë të ndjehen të përkrahur, njëkohësisht të ndjehen edhe më të detyruar ndaj punës që e bëjmë tradicionale dhe të rrisin motivin që të vazhdojnë punojnë në ta ardhmen” tha Latifi.
Kryetari Latifi, theksoi po ashtu se rrushi i Rahovecit është dhe do mbetet më i kërkuar në Evropën Juglindore.
“Rrushi i Rahovecit, është më i miri në Kosovë, ndërsa klima dhe kushtet për të kultivuat hardhin e rrushit janë me te mirat në Evropë.Edhe mund të them që rrushi Rahovecit për nga cilësia është rrushi më i mirë në Evropën juglindore”, shtoi Latifi.
Ndërkaq, menaxheri i vreshtave në komunën e Rahovecit, Emrullah Spahiu, tha se Ministria e Bujqësisë nuk po e përkrah zonën e Rahovecit.
Ai tha se shpenzimet në këtë sektorë janë të mëdha, gjersa shtoi se subvencionet janë të pamjaftueshme.
“Përkrahja është e pakët sa është kërkesa apo nevoja e fermerëve për kultivimin e hardhisë, sepse shpenzimet janë të mëdha në vreshta, kërkon shumë fuqi punëtore, shumë preparate, shumë plehra, mbikëqyrje, kështu që 1000 euro është një ndihmesë e vogël, por jo e mjaftueshme për vreshtarët. Çka kisha kërkuar nga Ministria e Bujqësisë, të shikohen mundësitë, të rrisin subvencionet, sepse kemi largim të rinisë nga kjo kulturë”, u shpreh Spahiu.
Ai po ashtu ka thënë se në tregun e Kosovës rrushi me emrin ‘muskat italian’, që sipas tij, është rrushi më i kërkuar.
“Rrushi më i kërkuar, është rrushi muskat italian, në të cilin jemi tani është një rrush shumë i shijshëm, shumë i mirë edhe kjo ka konsum mjaftë të madh në Kosovë, dhe kërkesa e tregtarëve për këtë rrush janë të mëdha”, tha Spahiu.
Me sloganin “Prek n’rrush, shijo n’ven”, ka kishte nisur javën e kaluar edicioni i 22-të i festës së vjeljes së së rrushit “Hardh Fest”, në Rahovec.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me këtë rast u kishte shprehur mirënjohje vreshtarëve rahovecianë të cilët siç ka thënë ajo, me këtë traditë po arrijnë ta mbajnë gjallë ekonomikisht Kosovën. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
Ndaleni falimentimin e Llamkosit (Foto)
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos