Dy institucionet e Kosovës nga të cilat varet mbushja e arkës së shtetit – Dogana dhe Administrata Tatimore – kanë shënuar rritje të të hyrave në muajt e deritashëm të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Deri më 22 gusht, Dogana ka arritur të mbledhë një miliard euro, duke tejkaluar shumën e vitit të kaluar për 71 milionë euro. Ngjashëm edhe Administrata Tatimore – ka grumbulluar 515 milionë euro, apo 79 milionë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Për ushtruesin e detyrës së drejtorit ekzekutiv të ATK-së, Ilir Murtezaj, janë disa faktorë që kanë ndikuar në rritjen e performancës së të hyrave tatimore.
“Rritja e llogaridhënies, e përgjegjësisë së stafit, pastaj kampanjat e shumta me të cilat po i bëjmë thirrje komunitetit të biznesit që t’i përmbushë detyrimet tatimore, si dhe automatizimi i shumë proceseve të punës”, veçon Murtezaj.
Për njohësit e çështjeve ekonomike, ky nuk është ndër lajmet më të mira. Buxheti i shtetit, sipas tyre, do të ishte më i qëndrueshëm sikur të mbushej nga sektori i prodhimit.
“Nëse Kosova ka nivel më të lartë të prodhimit vendor, kjo e shumëfishon qarkullimin e mjeteve brenda tregut të Kosovës – qoftë të parave që vijnë nga diaspora, qoftë të atyre të krijuara nga pagat në Kosovë”, thotë profesori universitar i ekonomisë Muhamet Mustafa.
“Nëse importojmë gjithçka nga jashtë – qoftë ushqime apo komponentë për ndërtimin e banesave – ky efekt shkon në vendet prej ku importojmë, nuk mbetet në Kosovë”, shton ai.
Kosova, prej vitesh, përballet me deficit të lartë tregtar – që do të thotë se importon më shumë sesa eksporton – përkundër zotimeve të autoriteteve se do ta forcojnë sektorin e prodhimit.
Si forcohet sektori i prodhimit?
Profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Nagip Skënderi thotë se kjo bëhet me reforma ekonomike.
Sipas Skënderit, bizneset në Kosovë vazhdojnë të përballen me probleme të shumta, që i pengojnë të jenë konkurrente në tregjet ndërkombëtare.
Ai përmend tatimet e larta mbi vlerën e shtuar, normat e larta të interesit për kredi, konkurrencën e pabarabartë e të tjera.
“Kompanitë që arrijnë të eksportojnë, duhet të favorizohen, të mos paguajnë taksa doganore dhe të kenë një çmim konkurrues në tregun ndërkombëtar. Fuqizimi i industrisë prodhuese është bazë për rritje të buxhetit”, thotë Skenderi.
Në këtë frymë u deklarua më herët për REL-in edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.
Në bazë të informacioneve që ka, ai tha se bizneset në Serbi, Maqedoni të Veriut dhe disa vende të tjera në rajon, kanë politika më të mira fiskale dhe subvencionohen nga shteti.
“Energjia elektrike për prodhuesin në Kosovë nuk është e subvencionuar, ndërsa në vende të tjera kanë lehtësira. Në disa vende, prodhuesit janë të liruar edhe nga tatimet për ambalazhe, ndërsa në Kosovë nuk janë”, tha Rafuna.
Kosova importon shumicën e produkteve – nga mielli deri te materiali ndërtimor – prej shteteve fqinje dhe ato të Bashkimit Evropian. Kjo, me gjithë faktin se, sipas të dhënave zyrtare, ka rreth 2,400 kompani prodhuese.
Sa është vlera e importit?
Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për muajin korrik tregojnë se, në krahasim me korrikun e vitit të kaluar, vlera e importit është rritur, ndërsa ajo e eksportit ka rënë.
Sipas ASK-së, vendi importoi mallra në vlerë prej 512 milionë eurosh në korrik, apo 10 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të 2022-së. Vlera e eksportit, ndërkaq, ishte 67 milionë euro apo 9 milionë euro më pak se një vit më parë.
Nga llogaritja e shifrave të Bankës Qendrore të Kosovës në pesë vjetët e fundit, del se vlera e mallrave të importuara ka arritur në dhjetëra miliarda euro.
Çfarë thotë Qeveria e Kosovës?
Në programin katërvjeçar të Qeverisë aktuale të Kosovës qëndron zotimi për orientimin e ekonomisë kah prodhimi dhe eksporti.
“Qeveria do t’i mbështesë bizneset në blerjen e makinerisë prodhuese dhe përpunuese, duke synuar digjitalizimin e procesit të përpunimit dhe rritjen e kapaciteteve përpunuese dhe prodhuese”, thuhet në program.
Në korrik, Ministria e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë e Kosovës ofroi përkrahje financiare, në vlerë prej një milion eurosh, për blerjen e makinave prodhuese dhe përpunuese për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme prodhuese.
Qëllim i përkrahjes së këtyre bizneseve u tha se është rritja e investimeve, rritja e konkurrencës dhe hapja e vendeve të reja të punës.
Në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2023-2025 – dokument mbi bazën e të cilit hartohet buxheti – thuhet, po ashtu, se industria e prodhimit do të jetë prioritet.
“Prioritetet e Qeverisë për periudhën e ardhshme tri-vjeçare do të fokusohen në riorientimin e ekonomisë drejt prodhimit dhe eksportit, rritjes së punësimit të dinjitetshëm për të gjithë”, thuhet mes tjerash në dokument.
Nga parashikimet në të, buxheti i shtetit për vitin 2024 do të jetë 3.2 miliardë euro, aq sa është edhe këtë vit. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Miratimi i buxhetit 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët
PostCHAT ju pret!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme