LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Ajeti transferohet te Gaziantep

Zyrtare: Ajeti transferohet te Gaziantep

Gaziantep ka bërë të ditur zyrtarisht se kanë transferuar Albian Ajetin.

Lojtari shqiptar ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër sezon.


“Klubi i futbollit Gaziantep ka arritur marrëveshje 1+1 vjeçare me sulmuesin zviceran Albian Ajeti”, thuhet fillimisht në njoftimin e klubit turk.

“Në ceremoninë e nënshkrimit ku mori pjesë edhe zëvendëspresidenti ynë Ibrahim Dicle, Ajeti nënshkroi kontratën zyrtare që e lidh atë me klubin tonë kuqezi”.

“I urojmë mirëseardhje Ajetit në klubin tonë dhe suksese nën stemën tonë”, ka shtuar më tej Gaziantepi.

Ajeti te Gaziantepi është transferuar nga Celticu i Skocisë, për një shumë që raportohet të jetë mbi 600 mijë euro. /Telegrafi/