LAJMI I FUNDIT:

Me bikini në moshën 57 vjeçare, fansat me komplimente për Salma Hayek: Faleminderit që nuk ke bërë operacione

Me bikini në moshën 57 vjeçare, fansat me komplimente për Salma Hayek: Faleminderit që nuk ke bërë operacione
(Foto: Instagram/salmahayek)

Salma Hayek ka festuar ditëlindjen e saj të 57-të, ndërsa fansat e saj i ka gëzuar me fotografitë me bikini që ka publikuar në Instagram.

“Jam e lumtur që jam gjallë dhe jam thellësisht mirënjohëse për të gjitha bekimet! Për familjen time të dashur, për miqtë e mi të çmuar, për shëndetin tim, për punën time që më mban, ekipin tim që më jep forcë, marrëdhënien time me kafshët dhe natyrën, dhe dashuria e të gjithë fansave të mi besnikë. Gëzuar ditëlindjen e 57-të!”, ka uruar veten aktorja, ndërsa ka treguar se përkundër moshës vazhdon të duket pa të meta.


Salma Hayek duket mahnitëse edhe kur pi kafe – edicion i rastësishëm me kostum larjeje
Lexo po ashtu Salma Hayek duket mahnitëse edhe kur pi kafe – edicion i rastësishëm me kostum larjeje

Ajo mori shumë komplimente për linjat perfekte, derisa fansat janë shprehur të kënaqur që Salma nuk ka zgjedhur t’u nënshtrohet ndërhyrjeve kirurgjike dhe se edhe në këtë moshë duket shumë më mirë se femrat më të reja.

(Foto: Instagram/salmahayek)

Urimeve të shumta i janë bashkuar Antonio Banderas dhe shumë kolegë të saj, si Viola Davis e Antony Hopkins, si dhe modelet Miranda Kerr e Linda Evangelista.

Aktorja ka folur në të kaluarën për revistën People lidhur me dukjen e saj rinore dhe veprimet që ndërmerr për të qenë e tillë: “Bëj joga restauruese, e cila i mban muskujt aktivë gjatë gjithë ditës. Kështu që edhe kur i lani dhëmbët, punoni me muskujt”.

(Foto: Instagram/salmahayek)
Paparacit treguan si duket në të vërtetë Salma Hayek me bikini, pa filtra dhe Photoshop
Lexo po ashtu Paparacit treguan si duket në të vërtetë Salma Hayek me bikini, pa filtra dhe Photoshop

Hayek gjithashtu ra në dashuri me kërcimin në trampolinë, dhe gjithashtu i pëlqen uji, kështu që zhytet dhe noton. Ndërsa i pëlqen të vallëzojë dhe kënaqet duke ecur me qentë e saj.

(Foto: Instagram/salmahayek)

“Mos më pyetni cila është filozofia ime e të ushqyerit, sepse nuk mbaj dietë. Nuk jam e disiplinuar”, ka sqaruar ajo. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/salmahayek)

Në trend Femra

Më shumë
Një zonjë misterioze vodhi vëmendjen në Met Gala, njerëzit thonë se ishte e veshur më së miri

Një zonjë misterioze vodhi vëmendjen në Met Gala, njerëzit thonë se ishte e veshur më së miri

Femra
J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë

J.Lo tejkalon çdo pritshmëri! Për fustanin e saj të tejdukshëm u deshën 2.5 milionë rruaza dhe 800 orë punë

Moda
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Katër shenja të qarta që tregojnë se duhet t'i jepni fund një lidhjeje dashurie, sipas një psikologu

Katër shenja të qarta që tregojnë se duhet t'i jepni fund një lidhjeje dashurie, sipas një psikologu

Në çift
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Kalo në kategori