LAJMI I FUNDIT:

Rrëmuja që ka shkaktuar Porto për Taremin dhe oferta e Milanit – agjenti i lojtarit zbulon prapaskenat

Rrëmuja që ka shkaktuar Porto për Taremin dhe oferta e Milanit – agjenti i lojtarit zbulon prapaskenat

Ka një konfuzion në rritje për atë që shkoi keq në përpjekjen e Milanit për të nënshkruar me Mehdi Taremin nga Porto.

Dy klubet në dukje kishin rënë dakord për një transferim me vlerë 15 milionë euro dhe menduan se edhe kushtet personale do të ishin relativisht të thjeshta.

Megjithatë, u shfaqën probleme me ndërmjetësues të ndryshëm që rritën kërkesat dhe Sky Sport Italia sugjeron se ata dyfishuan apo edhe trefishuan kërkesat e mëparshme.


E kryer, Milani dhe Porto arrijnë marrëveshje për Mehdi Taremin
Lexo po ashtu E kryer, Milani dhe Porto arrijnë marrëveshje për Mehdi Taremin

Situata është edhe më misterioze pasi agjenti i Taremit, Pedro Pinto, ka dhënë një intervistë për gazetën portugeze Record.

“Klubi nuk ka folur kurrë me mua. Lojtari i paralajmëroi ata se po flisnin me agjentin e gabuar, por vazhdoi kështu për dy muaj”, ka deklaruar Pinto.

“Paga që ishte propozuar nuk ishte në përputhje me vlerën e lojtarit. Asnjëherë nuk jemi afruar me diskutimin e komisionit. Milani duhet të sigurojë provat nëse ata pretendojnë se kjo është ajo që ka ndodhur”.

Mediat italiane bënë me dije se ndërmjetësit që shkaktuan probleme ishin ata të zgjedhur nga Porto dhe që janë pranë skuadrës portugeze.

“Pas marrëveshjes mes klubeve, kuqezinjtë kontaktuan lojtarin, i cili i shpjegoi se kush është përfaqësuesi i tij”, vazhdoi Pedro Pinto.

“Nuk e di pse vazhduan të flisnin me agjentët e gabuar, nuk mund ta shpjegoj. Nuk ka asnjë klub në botë që zgjedh se kush i përfaqëson lojtarët e tij. Tani ata po kërkojnë koka turku për të justifikuar dështimin për të nënshkruar lojtarin”, ka shtuar ai.

Sigurisht që u ngritën disa vetulla kur u raportua se Taremi kishte rënë dakord për një pagë prej vetëm 1.5 milionë euro në sezon në San Siro, dhe kjo me të vërtetë doli të ishte e gabuar.

Nuk është hera e parë këtë verë që ndërmjetësit kanë turbulluar ujërat e një transferimi, duke shkaktuar rrëzimin e një marrëveshjeje që dukej se ishte bërë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Boks
Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

La Liga
Lirohen dy të arrestuarit për plagosjen e së mërkurës në Bielefeld, pas seancës për vrasjen e boksierit kosovar

Lirohen dy të arrestuarit për plagosjen e së mërkurës në Bielefeld, pas seancës për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
A do t'i hiqen titujt Man Cityt? Zbulohen detajet më të reja për 115 akuzat

A do t'i hiqen titujt Man Cityt? Zbulohen detajet më të reja për 115 akuzat

Premier League
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

La Liga
Kalo në kategori