Të martën është mbajtur ceremonia private dhe disi e fshehtë e kreut të grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin.
Në përcjelljen për në banesën e fundit morën pjesë qindra persona, edhe pse në mesin e tyre nuk ishte presidenti rus Vladimir Putin, transmeton Telegrafi.
Siç është bërë e ditur edhe më parë nga Kremlini, prezenca e Putinit nuk ishte planifikuar në këtë ceremoni varrimi.
E derisa në tërë botën akoma po spekulohet për arsyet e rrëzimit të aeroplanit brenda të cilit gjendje Prigozhin, pritet që zyra e hetimeve në një moment të zbulojë shkaqet.
Ndërkohë lajmi se në vendin ku ka ndodhur rrëzimi i aeroplanit është “rrafshuar” ka bërë bujë të madhe.
CNN raporton se ai vend është rrafshuar me buldozerë.
CNN visits bulldozed Prigozhin plane crash site – CNN #Prigozhin #Putin #Russia #Ukraine https://t.co/TnVxI89KhO
— Independent Hub 🟡 (@IndependentMVT) August 29, 2023
“Vendi ku u rrëzuar aeroplani është rrafshuar plotësisht me tokë nga buldozerët, që në shikim të parë të duket sikur nuk është rrëzuar fare ndonjë aeroplan këtu”, tha gazetari Matthew Chains i cili aktualisht gjendet në Rusi.
Siq tregojnë edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, në një moment në zonën e “pastruar” ku disa ditë më parë gjendeshin copëzat e aeroplanit, ka mbetur vetëm një gurë i mbuluar me lule.
Kujtojmë që aeroplani u rrëzua më 23 gusht, kurse kur ekipi i CNN-it arriti në vendin e ngjarjes të hënën në mëngjes, të gjitha copat e aeroplanit ishin larguar.
Ajo zonë ishte rrafshuar nga buldozerët, qëndronte vetëm një memorial i vogël i improvizuar me lule dhe emblemën e grupit Wagner. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun
Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë