Alil Demiri, shtetas i Maqedonisë së Veriut, i dënuar me burgim të përjetshëm për rastin “Monstra”, është kapur më 23 gusht nga Policia e Kosovës.
Ndaj Demirit kishte urdhërarrest ndërkombëtar, mirëpo një ditë më vonë, ai është liruar.
Në lidhje me këtë, avokati Besnik Berisha ka thënë se ishte arrestuar dhe ndaluar në mënyrë të kundërligjshme.
Ai ndër të tjera ka deklaruar se kërkesa e autoriteteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për ekstradimin e tij tashmë është vendosur dhe refuzuar nga gjykata kosovare në të dy instancat.
“Alil Demiri, së bashku me Afrim Ismailin, të dy i kam shoqëruar në procedurat e ekstradimit të ndarë veç e veç tani, por dikur ka qenë procedurë e përbashkët. Dënimi i formës së prerë në këtë fazë, nuk mund të ekstradohen në Maqedoni. Është proces i mbyllur”, ka thënë Berisha.
Sipas tij, po “ndiqen që janë shqiptarë e jo që e kanë kryer krimin”.
“Janë shqiptarë padrejtësisht të arrestuar, krim që është kryer nga shërbime sekrete”, ka deklaruar avokati në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.
Ai ka thënë se me këtë rast, Kosova ka manifestuar një sjellje të një shteti demokratik, që primare nuk e ka se kush është individi apo krimi për të cilin kërkohet, por për të drejtat universale.
Berisha për Naser Kelmendin: U vërtetua se ishte i pafajshëm
Berisha ka folur edhe në lidhje me rastin e Naser Kelmendit, i cili është liruar nga akuzat për trafikim me narkotikë, me vendim të Gjykatës së Apelit, me arsyetimin se nuk provohet se ka kryer veprën penale, me të cilën ngarkohet.
“Gjykata e Apelit solli gjykim turpërues për ata që sollën aktgjykim dënues dhe konfirmoi që Naser Kelmendi për 11 vjet është persekutuar, gjykuar, lënduar, i është shkatërruar imazhi, nuk ishte as narko-dilleri i Evropës e Ballkanit”.
Po ashtu, avokati ka dhënë edhe një këndvështrim në lidhje me rastin e 35-vjeçares, e cila vdiq në Malishevë pasi shkoi për ta trajtuar dhëmbin e pastaj iu komplikua gjendja.
Për këtë rast një burrë dhe një grua janë arrestuar pasi dyshohet të kenë kryer veprën penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor” ndaj viktimës.
Sipas avokatit, doktori i cili u arrestua për “trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor”, është i licencuar.
Për të njëjtin, nga Ministria e Shëndetësisë është thënë se ka ushtruar veprimtari ilegale.
“Ideja është që ky rast mund të ndodhë në Berlin e Vjenë, është për shkak se pacientja, e ndjera, ka qenë alergjike në një anestezion lokal. Kur i është dhënë para heqjes së dhëmbit, i ka shkaktuar alergji, doktori i licencuar, kur është përball me këtë reaksion, e ka administruar me terapinë e antishokut, e ka pranuar. Ka licencë, mund ta publikoj, jo sikurse është raportuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe në media”, ka thënë Berisha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Koss për integrimin e RMV-së në BE: Shpresojmë të bëhen ndryshimet kushtetuese
Frika nga anestezioni? Çfarë thotë anesteziologu Spahija, si arrijnë t’i qetësojnë pacientët?
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna
Aksion i policisë në katër komuna të Kosovës
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri