LAJMI I FUNDIT:

Boçvarski: I zgjidhim prioritetet e qytetarëve, të përkushtuar në modernizimin e infrastrukturës rrugore

Boçvarski: I zgjidhim prioritetet e qytetarëve, të përkushtuar në modernizimin e infrastrukturës rrugore

Mbetemi fuqishëm të përkushtuar në agjendën tonë në ndërtimin e infrastrukturës së sigurt dhe moderne në tërë vendin dhe nuk heqim dorë nga kjo, potencoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, gjatë vizitës së sotme në Vojshanci të Negotinës, kumtuan sot pasdite nga ministria.

Investimi për rehabilitimin e kësaj rruge është 75 milionë denarë, mjete të siguruara përmes pushtetit qendror.


“Më gëzon që sot i shoh banorët të tubuar në këtë numër, kjo më jep konfirmim se politikat tona janë të frytshme. Rehabilitimi i këtij drejtimi rrugor ishte kërkesë e madhe e banorëve të Dubrovës dhe Vojshancit dhe ne përmes Ministrisë së Tramsportit dhe Lidhjeve dhe NP për rrugë shtetërore, siguruam 75 milionë denarë për modernizimin e tij. Meritë të madhe për tërë këtë prpjekt , krahas drejtorëve Rrustemi dhe Acevski, ka edhe deputetja Ristova, e cila ishte në komunikim të vazhdueshëm me ne deri në përfundimin e tij të plotë. Në këtë rajon në rrjedhë është edhe rikonstruimi i aksit Negotinë – Demir Kapi, investim prej 9 milionë eurove, projekt shumë i rëndësishëm për të gjithë ata të cilët udhëtojnë nëpër Korridorin 10. Aktivitetet tona vazhdojnë në të gjitha komunat, rrjeti modern dhe i sigurt mbetet fokusi ynë primar”, deklaroi ministri.

Boçvarski realizoi edhe vizitë pune në fabrikën lokale “Interkar global”, ku u takua me zëvendësdrejtorin Sefer Kiliç.

Më parë, Boçvarski, së bashku me Acevskin dhe me deputeten Maria Kostadinova, morën pjesë në rajonin e Gjevgjelisë, ku u kontrollua drejtimi rrugor që e lidhë vendbanimin Përdejci me Korridorin 10.

Nga Ministria sqarojnë se bëhet fjalë për investim prej 15 milionë denarëve, mjete të siguruara nga pushteti qendror.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, siç potencohet në kumtesë, vazhdon me realizimin e programit infrastrukturor në ndërtimin e një rrjeti cilësor, modern dhe të sigurt në tërë shtetin.

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori