LAJMI I FUNDIT:

Bregdet dhe çmime joshëse, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina zgjedhin mikpritjen shqiptare

Bregdet dhe çmime joshëse, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina zgjedhin mikpritjen shqiptare

Leonora Mehmeti është nisur nga Bujanovci për të pushuar në Shqipëri. Nuk e fsheh ndjenjën e të qenit shqiptare sapo kalon kufirin.

“Ne jemi rritur me dashurinë për Shqipërinë dhe e përcjellim brez pas brezi edhe për fëmijët tanë”, thotë ajo.

Për vetë protokollet dhe marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, i duhet të mbulojë shenjat dalluese të targave, por nuk i bën përshtypje ky gjest. Për Leonorën rëndësi ka dëshira, mikpritja dhe pushimet shqip.


“Pak rëndësi ka, shqiptar jemi kudo që të shkojmë”, shprehet Leonora.

Por edhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut i kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar.

“Kam 15 vite radhazi që vij me pushime në Durrës”, shprehet një pushues

Nustret Mustafi dhe Bashkim Misini, janë nga Kumanova e për ta, Shqipëria zë vendin e pare.

“Te ne Shqipëria është në vendin e parë”, thotë Nustreti.

“Gjithmonë në Durrës vijmë, prej shumë vitesh. Në Ulqin nuk na tërheq për të shkuar, këtu kemi gjuhën e traditat”, shprehet Misini.

Nustreti udhëton shpesh ne vendin tone, punon shofer kamioni e kësaj here ka gjetur kohen dhe është bashkuar me pjesën tjetër të familjes për pushime.

Sigurisht që patriotizmi është në vend të parë, por për Nustretin dhe Bashkimin edhe çmimet në Shqipëri janë joshëse dhe të përballueshme krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

“Shumë mirë është, njësoj si në Kumanovë edhe në Durrës”

“Çmimet janë shumë të mira, në Ulqin janë shumë më shtrenjtë”

Mesa duket sezonit të verës i kane mbetur pak dite të cilat po shfrytëzohen maksimalisht nga qytetaret e Kosovës, por jo vetëm, për t’i kaluar ato në bregdet.

Edhe këtë fundjavë, pika kufitare ne Morin pati fluks të lartë qytetarësh e mjetesh. Në orët e para të ditës fluksi ishte më i madh me të paktën 3 mijë automjete në pak orë. Policia kufitare operoi me procedurën e kalimit të kufirit pa kontrolle, por pa mundur të shmangë ngarkesën dhe hera herës edhe radhët në kufi./RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori