Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) njofton për dhënien e shpërblimit deri në 10 milionë dollarë për dhënien e informacioneve që mund të ndihmojë në zbardhjen e hetimeve mbi sulmet kibernetike të kryera kundër interesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në sulmet e ndodhura në Mal të Zi.
Billbordet, të cilat reklamojnë një shpërblim për dhënien e informacionit që mund të çojë në identifikimin ose vendndodhjen e çdo personi që ka marrë pjesë në aktivitete keqdashëse kibernetike, janë vendosur nga Ambasada amerikane në disa lokacione në Podgoricë.
Teksti i shpalljes është në gjuhën malazeze dhe ruse dhe theksohet se pagesa është e mundur edhe në kriptovaluta.
Sipas Ambasadës, qëllimi i reklamës është të mbledhë informacione nga individë që aktualisht jetojnë në Mal të Zi dhe që mund të kanë njohuri më shumë për sulmet.
“Oferta e shpërblimit është e pakufizuar për sa i përket informacionit të kërkuar dhe shpërblimet paguhen në raport me cilësinë e informacionit të dhënë”, thuhet në përshkrimin e njoftimit.
Konkretisht, sulmet ndaj rrjetit informativ të Qeverisë së Malit të Zi filluan në gusht të vitit të kaluar, pas së cilës u pamundësua qasja në ueb-faqet dhe e-mailet e tyre, si dhe në institucionet e tjera si prokuroria, gjykatat, kadastra dhe administrata doganore.
Njoftimi thotë se aktivitetet kibernetike keqdashëse tregojnë nevojën për të mbrojtur ekosistemin dixhital.
“Informacionet në lidhje nga sulmet me Ransomware në sistemet shtetërore të informacionit, ndërhyrjet në zgjedhje ose aktivitetet kibernetike keqdashëse kundër infrastrukturës kryesore të SHBA-së mund të raportohen duke ardhur në Ambasadën e SHBA-së në Podgoricë”, vijon thirrja.
Programi i Shpërblimeve i Departamentit të Shtetit është botëror në natyrë për të gjeneruar informacione vepruese që mbron amerikanët.
Ky Program ofron shpërblime për informacion mbi terrorizmin, ndërhyrjen e huaj në zgjedhjet e SHBA-së dhe aktivitetin e huaj keqdashës kibernetik kundër vendit.
Ekspertët e Zyrës Federale të Hetimeve (FBI) ndihmuan në tejkalimin e pasojave të sulmit kibernetik ndaj institucioneve shtetërore të Malit të Zi, të ndodhura vitin e kaluar.
Kujtojmë se Mali i Zi është anëtar i NATO-s që nga viti 2017. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Iranianët dalin në rrugë për t’i dhënë lamtumirën e fundit presidentit Ebrahim Raisi
Kur një autoblindë 70-vjeçare ruse BTR-50 sulmon trupat ukrainase, është një lajm i keq për Moskën
Franca mbështet Gjykatën Penale Ndërkombëtare, pasi prokurori kërkoi urdhër-arrest për Netanyahun e Izraelit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251