LAJMI I FUNDIT:

Margot Robbie do të fitojë 45 milionë euro pagë dhe bonuse pasi filmi “Barbie” tejkaloi shifrën e një miliard eurove fitime

Margot Robbie do të fitojë 45 milionë euro pagë dhe bonuse pasi filmi “Barbie” tejkaloi shifrën e një miliard eurove fitime
Margot Robbie (Foto: Wiktor Szymanowicz/Anadolu Agency via Getty Images)

Ylli i filmit “Barbie”, Margot Robbie do të fitojë 50 milionë dollarë (45.7 milionë euro) pagë dhe bonuse nga filmi mega-hit – pasi filmi fitoi mbi një miliard dollarë (915 milionë euro) në arkën e fitimeve.

Robbie, 33-vjecarja, e cila në film ka fituar vlerësime të larta, do të marrë në shtëpi pagën e madhe dhe bonuse në arkë, pasi ka prodhuar gjithashtu filmin përmes kompanisë së saj të prodhimit, “LuckyChap Entertainment”, raporton Variety, duke cituar tre individë me njohuri për marrëveshjen e saj.


“LuckyChap” – të cilin Robbie e themeloi në vitin 2014 me bashkëshortin Tom Ackerley dhe miqtë Josey McNamara dhe Sophia Kerr – ka prodhuar gjithashtu serialin “Promising Young Woman, Birds of Prey” dhe “Maid”, shkruan DailyMail.

Regjisorja Greta Gerwig gjithashtu ka të ngjarë të marrë bonuse për shkak të suksesit të jashtëzakonshëm të filmit “Barbie”, i cili ka arritur të fitojë 1.18 miliard dollarë (një miliard euro) globalisht.

“Barbie” dhe Gerwig bënë histori fundjavën e kaluar, duke kaluar mbi një miliard dollarë (915 milionë euro) në arkat botërore, duke u bërë filmi i parë me regji nga një grua që e arrin këtë sukses.

Mania e filmit "Barbie", binjaket shpenzojnë 186 mijë euro operacione plastike për t'u dukur si kukulla e famshme
Lexo po ashtu Mania e filmit "Barbie", binjaket shpenzojnë 186 mijë euro operacione plastike për t'u dukur si kukulla e famshme

Filmi, i bazuar në personazhin e dashur të Mattel dhe i bashkë-shkruar nga Gerwig me bashkëshortin Noah Baumbach, shtoi 127 milionë dollarë (116 milionë euro) të tjerë ndërkombëtarisht në arkën e tij të fitimeve, duke e çuar totalin e tij global në 1.03 miliard dollarë (942 milionë euro).

Gjithsej 53 filma në histori kanë arritur të fitojnë mbi një miliard dollarë (915 milionë euro).

Ndërsa të dy filmat “Frozen” dhe “Captain Marvel” u realizuan me regji nga një grua me një burrë, “Barbie” bëhet filmi me fitimin më të madh me regji nga një grua e vetme.

Pas Libanit, edhe Kuvajti ndalon filmin "Barbie" - shkak promovimi i homoseksualitetit
Lexo po ashtu Pas Libanit, edhe Kuvajti ndalon filmin "Barbie" - shkak promovimi i homoseksualitetit

Ai kaloi shifrën 400 milionë dollarëve (366 milionë euro) në vend (ShBA) dhe 500 milionë dollarë (457 milionë euro) ndërkombëtarisht më shpejt se çdo film tjetër në studio, duke përfshirë filmat e “Harry Potter”.

“Si shefa të distribucionit, ne shpesh nuk na lënë gojëhapur nga performanca e një filmi, por ‘Barbie’ ka hedhur poshtë edhe parashikimet tona më optimiste”, thanë Jeff Goldstein dhe Andrew Cripps, të cilët mbikëqyrin shpërndarjen vendase dhe ndërkombëtare për studion, në një deklaratë të përbashkët.

“Barbie” tani është filmi më i madh me regji nga një grua, duke zëvendësuar “Wonder Woman’s” me 821.8 milionë dollarë (752 milionë euro) në total fitime në botë.

Tre filma që janë bashkë-regjisor edhe femrat janë ende përpara “Barbie”, duke përfshirë “Frozen” (1.3 miliard dollarë/1.19 miliard euro) dhe “Frozen 2” (1.45 miliard dollarë/1.32 miliard euro) të dy bashkë-regjisorë nga Jennifer Lee dhe “Captain Marvel” (1.1 miliard dollarë), bashkë-regjisor i të cilit është Anna Boden.

Por, “Barbie” e ka kaluar “Captain Marvel” në vend (ShBA) me 459.4 milionë dollarë/420 milionë euro (kundrejt 426.8 milionë dollarëve/390 milionë euro), duke arritur kështu rekordin e Amerikës së Veriut për filmat aksion me regji nga femrat. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen

Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen

Magazina
Bashkohen sërish Lumbardhi dhe Kaderi?

Bashkohen sërish Lumbardhi dhe Kaderi?

Magazina
Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Magazina
Luiz Ejlli bëhet fytyra e re promovuese e

Luiz Ejlli bëhet fytyra e re promovuese e "Golden Eagle” - imazhi i tij tashmë në kanaçen e çdo pije energjike

Magazina
Zbulohet pasuria e artistes shqiptare, Dua Lipa

Zbulohet pasuria e artistes shqiptare, Dua Lipa

Magazina
U komentua në masë të madhe për paraqitjen, Besa Kokëdhima sjell të tjera fotografi përpara ngjitjes në skenën e madhe të Eurovisionit

U komentua në masë të madhe për paraqitjen, Besa Kokëdhima sjell të tjera fotografi përpara ngjitjes në skenën e madhe të Eurovisionit

Magazina
Kalo në kategori