Federata e Basketbollit e Kosovës është njoftuar nga Sekretari i Përgjithshëm i FIBA-s, Andreas Zagklis me vendimin e Komisionit Teknik të FIBA-s për licencimin e gjyqtarëve dhe të komisionerit të FBK-së për Periudhën e Licencimit FIBA GOL 2023-2025.
Komisioni Teknik i FIBA-s para disa ditëve ka përfunduar analizën e të dhënave të paraqitura nga Federatat Nacionale për Licencimin e FIBA gjyqtarëve për periudhën FIBA GOL 2023-2025.
Sipas rregulloreve të brendshme të FIBA-s, Licenca për FIBA gjyqtarët është e vlefshme për periudhë dyvjeçare, duke filluar nga 1 shtatori 2023 dhe skadon më 31 gusht 2025.
Për periudhën 2023-2025, FBK ka arritur të ngrit numrin total në katër FIBA gjyqtarë, si dhe një komisioner për dy vitet e ardhshme. Licenca për FIBA gjyqtarë i janë ndarë gjyqtarëve Xhelal Mumini, Ngadhnjim Shabani, Elldin Uglari, Amar Djekovic, si dhe për FIBA Komisioner Faton Kurshumlija.
Në fund, FIBA si dhe Komisionit Teknik i FIBA-s për licencimin e FIBA gjyqtarëve ka falënderuar punën dhe përpjekjet e FBK-së në zbatimin e procedurës së Licencimit të gjyqtareve për periudhën FIBA GOL 2023-2025. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndryshimi më radikal i pozicionit jashtë loje mund të jetë i pashmangshëm sipas planeve të parashtruara nga Wenger
“Shkruam histori, e pabesueshme ajo që bënë këta djem” – Gasperini flet pas triumfit në Ligën e Evropës
Tifozët e Chelseat zbulojnë se çfarë bëri Mudryk në Instagram mes kërkimit të pasuesit të Pochettinos
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251