LAJMI I FUNDIT:

Ndalimi i Huaweit do t’i kushtonte operatorit hekurudhor gjerman 400 milionë euro

Ndalimi i Huaweit do t’i kushtonte operatorit hekurudhor gjerman 400 milionë euro

Operatori kombëtar hekurudhor i Gjermanisë do të duhet të shpenzojë deri në 400 milionë euro për të zëvendësuar të gjithë komponentët në infrastrukturën e tij të furnizuar nga gjigandi kinez i teknologjisë Huawei Technologies, raportoi të premten revista der Spiegel.

Deutsche Bahn, kompani kjo e cila është në pronësi të shtetit, do të përballet me vonesa prej pesë deri në gjashtë vjet për projektet e saj nëse qeveria gjermane vendos të ndalojë komponentët e Huawei brenda një afati të shkurtër, thuhet në raport, duke cituar një dokument të brendshëm të kompanisë.

Një zëdhënës i Deutsche Bahn tha se kompania nuk do jap komente mbi dokumentet e brendshme, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.


Momentalisht qeveria gjermane është duke rishikuar se nëse disa komponentë të caktuar nga Huawei dhe ZTE do duhet të ndalohen për përdorim nga rrjetet e tyre telefonike, në mesin e shqetësimeve të mëdha për shkak të ndikimit të kompanive kineze në infrastrukturën kryesore.

Çdo vendim për të ndaluar tërësisht Huawei-n do të shkaktonte reagime të ashpra nga Pekini zyrtar, me ministrinë e jashtme kineze e cila ka nxitur Berlinin për të vepruar në një linjë me interesat e saj dhe me rregullat ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë

"CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare", influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale

Teknologji
Android 16 i zhbllokuar për disa përdorues: Çfarë dimë deri tani?

Android 16 i zhbllokuar për disa përdorues: Çfarë dimë deri tani?

Teknologji
Australia dëshiron t'ua ndalojë fëmijëve rrjetet sociale - si do ta zgjidh këtë problem qeveria e Albaneses?

Australia dëshiron t'ua ndalojë fëmijëve rrjetet sociale - si do ta zgjidh këtë problem qeveria e Albaneses?

Teknologji
Si mund t'ju lejojë AI 'të flisni me hapësirën'?

Si mund t'ju lejojë AI 'të flisni me hapësirën'?

Teknologji
El Capitan është superkompjuteri i ri më i shpejtë në botë

El Capitan është superkompjuteri i ri më i shpejtë në botë

Teknologji
Superkompjuteri LUMI do të jetë një nga më të fuqishmit në BE

Superkompjuteri LUMI do të jetë një nga më të fuqishmit në BE

Teknologji
Kalo në kategori