LAJMI I FUNDIT:

SUV-i elektrik me tre rreshta Subaru do të ndërtohet në SHBA

SUV-i elektrik me tre rreshta Subaru do të ndërtohet në SHBA

Një SUV i ri elektrik Subaru me tre rreshta pritet të dalë në treg në vitet e ardhshme.

Toyota do të ndërtojë automjetin elektrik në objektin e saj të prodhimit në Georgetown, Kentucky, transmeton Telegrafi.

Sipas burimeve të njohura me planet, Toyota do të fillojë ndërtimin e SUV-it të ri elektrik me tre rreshta në vitin 2025, menjëherë pas fillimit të prodhimit të modelit të saj më të madh EV.


Toyota bëri të ditur në fund të muajit, që do të fillonte montimin e SUV-it të saj elektrik me tre rreshta, i cili gjithashtu pritet të nisë në vitin 2025. Përkohësisht do të quhet bZ5X. /Telegrafi/