LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Zymer Bytyqi kompleton transferimin te Antalyaspor

Zyrtare: Zymer Bytyqi kompleton transferimin te Antalyaspor

Zymer Bytyqi është zyrtarisht futbollist i ri i skuadrës turke Antalyaspor.

Ashtu siç ka paralajmëruar Telegrafi ditë më parë, sulmuesi kosovar ka kompletuar transferimin në superligën turke nga Olympiacos.


Bytyqi ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare me skuadrën bardhekuq ku do të jetë pjesë e tyre deri në qershor të vitit 2026.

Ekskluzive: Zymer Bytyqi largohet nga Olympiacos dhe rikthehet në Superligën e Turqisë
Lexo po ashtu Ekskluzive: Zymer Bytyqi largohet nga Olympiacos dhe rikthehet në Superligën e Turqisë

Pas gjashtë muajsh të kaluar në Olympiacos ku nuk arriti të luante shumë, Bytyqi ndihet i lumtur për rikthimin në Turqi.

“Jam i emocionuar që jam pjesë e Antalias dhe këtij klubi dhe do të luftoj për këto ngjyra”.

“Do të bëj maksimumin që të jem i suksesshëm këtu”, deklaroi sulmuesi kosovar për faqen zyrtare të klubit turk.

Për reprezentuesin kosovar është rikthim në Superligën e Turqisë ku shkëlqeu me fanellën e Konyaspor për tre vite.

Te Antalyaspor, Bytyqi ka gjetur bashkëkombësin e tij Amar Gërxhaliu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Përfaqësueset
10 momentet më ikonike të Euro 2024 deri më tani, dy nga to janë krijuar nga Shqipëria

10 momentet më ikonike të Euro 2024 deri më tani, dy nga to janë krijuar nga Shqipëria

Ndërkombëtare
Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

Kombëtarja e Shqipërisë
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga
Zyrtare: Nacho largohet nga Reali dhe prezantohet te skuadra e re

Zyrtare: Nacho largohet nga Reali dhe prezantohet te skuadra e re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori