Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka thënë sot në konferencë për media se afera e re e përgjimeve që dëshmon vjedhjen e qeverisë në rezervat shtetërore, është hajni e paprecedent që e ka instaluar qeveria e Albin Kurtit.
“Keqpërdorimi me rezervat shtetërore, është një nga skandalet korruptive që cenojnë jo veç rezervat, por edhe integritetin e përgjithshëm të institucioneve publike”, tha deputetja Hoxha.
Për këto abuzime e afera korruptive në Ministri të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ajo i bëri ftesë organeve të drejtësisë që të marrin masa të menjëhershme, së pari për të ndalë abuzimin e mëtejmë që mund të jetë duke ndodhur edhe tani dhe për të vendosur para përgjegjësisë të gjithë personat e përfshirë në këtë skandal korruptiv, në qendër të së cilit qëndron ministrja Rozeta Hajdari.
Deputetja Hoxha rikujtoi se Partia Demokratike e Kosovës tash e 6 muaj me radhë e ka ngritur shqetësimin e saj në raport me rezervat shtetërore dhe dyshimet e bazuara për keqpërdorime, si në rezervat e grurit dhe sot kur po flasim edhe për rezervat e vajit.
“Rozeta Hajdari, është një ministre e paaftë, e cila për dy vite e gjysmë, jo vetëm që nuk ka pasur kurrfarë rezultati, por ka qenë protagoniste e skandaleve të njëpasnjëshme. Po ju përkujtoj që Rozeta Hajdari është ministre e dënuar dhe me aktakuzë për dy çështje të ndryshme. Dhe si duket kjo nuk i mjafton dhe tashmë e shohim teksa zhytet edhe më thellë në afera korruptive”, tha Hoxha.
Ajo tha se përgjimet e publikuara nga mediat, dëshmojnë për negociatat e qeverisë së Albin Kurtit me palë të treta, për kompani fiktive e me llogari bankare fiktive, dhe mbi të gjitha, për pagesën e vajit, i cili nuk ka arritur kurrë në Kosovë.
Deputetja shtoi se ministrja Rozeta Hajdari si instrument i Kryeministrit Albin Kurti, veproi njësoj edhe duke ia revokuar licencën Klan Kosovës, që është njëri prej mediumeve më të mëdha në vend, i ngritur me mundin e qindra gazetarëve dhe punëtorëve të gjerë, të cilët, për vite me radhë kanë dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në informimin e qytetarëve tanë.
“Ky veprim i paprecedent, përbën një akt autoritar që ndodhë në një shoqëri demokratike, dhe shpërfaq zellin e madh që ka Albin Kurti dhe qeveria e tij kundër mediave dhe fjalës së lirë. Me këtë veprim, kryeministri Albin ia ka vënë një njollë të errët Republikës së Kosovës dhe rendit tonë demokratik, të cilin e kemi aspiruar dhe e duam në mesin tonë”, tha Hoxha, duke shtuar se jo vetëm që nuk mund të arsyetohet, por kjo përbën një kërcenim të hapur për sistemin e vlerave demokratike dhe është i pa pranueshëm.
“Prandaj, për Partinë Demokratike zgjedhjet janë të pashmangshme dhe duhet të ndodhin sa më parë në mënyrë që Kosova të rikthehet në profilin e saj si një shtet i ri e plot shpresë dhe me orientim të qartë e zhvillim shoqëror dhe ekonomik e demokratik”, tha deputetja Eliza Hoxha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Si po transformon Tiani Residence standardet e banimit në qytetin historik
Parku i erës në Bajgorë, projekti më i madh i energjisë së ripërtërishme në Kosovë
Ekonomia e fuqishme amerikane mund të mos ketë nevojë për reformat e mëdha të Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime