Asnjëherë mos e largo … askënd!
Sam Levenson (1911-1980) ishte personalitet i shquar televiziv, humorist dhe autor bestseller.
Kur vajza e tij Emily nisë të dalë me dikën, ai me të bijën i diskutoi konceptet e ndryshme të bukurisë:
Unë madje dhashë disa sugjerime të lira për bukurinë, që janë testuar përgjatë kohës:
Për buzë tërheqëse, thuaj fjalë dashamirësie.
Për sy të bukur, kërkoje të mirën te njerëzit.
Për trup elegant, ndaj vaktet e tua me ata që janë të uritur.
Për flokët e bukur, lëre një fëmijë që të t’i përkëdhelë me gishta për çdo ditë.
Për drejtpeshim, ec duke ditur se kurrë nuk je vetëm.
Kur lindi mbesa e tij e parë, Georgia, Levensoni e shkroi një letër të shkurtër që ia dedikoi asaj:
Do të ta lëmë traditën tonë, për të ardhmen. Kujdesi i ëmbël dhe i dashur ndaj qenieve njerëzore, kurrë nuk do të vjetrohet. Njerëzit, madje më shumë se gjërat, duhet të restaurohen, të rinovohen, të ringjallen, të rifitohen dhe të shpengohen … dhe të shpengohen e të shëlbohen … Asnjëherë mos e largo askënd.
Mbaje mend, nëse ndonjëherë ke nevojë për një dorë që të ndihmojë, do ta gjesh në fund të krahut tënd. Teksa rritesh do të zbulosh se ke dy duar. Njëra dorë për ta ndihmuar veten, tjetra për të ndihmuar të tjerët …
Ditët e mira të dikurshme, janë ende para teje. Të uroj të kesh sa më shumë nga to.
Në Krishtlindjen e saj të fundit, aktorja e famshme britanike, Audrey Hepburn (1929-1993), ua lexon këto fjalë bijve të saj Sean dhe Luca.
Djemve ajo u tha: “Jeni dy krijimet më të mira që unë kam bërë ndonjëherë”.
Sean ka thënë për nënën se ishte më e fortë se sëmundja … se nuk e ndryshoi kurrë karakterin e saj … nuk kishte hidhërim, as për një moment … dhe se vdiq duke mos lënë asgjë të pazgjidhur.
Në varrimin e saj, i biri Sean Hepburn Ferrer, i kombinoi dy pjesët nga libri i Levensonit, In One Era and Out the Other. Me kohën, fjalët e mësipërme i atribuohen Hepburnit, duke i modifikuar dhe shtuar fjalët e Levensonit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje