Iluzionet optike janë mahnitëse për shkak të mënyrës se si truri ynë e percepton se një imazh mund të jetë i ndryshëm nga ai që shihet. Kjo ndodh kur ajo që ne po shikojmë luan me vizionin tonë. Truri dhe sytë tanë duhet të punojnë së bashku për të përcaktuar se çfarë po shohim.
Ndonjëherë ti dhe dikush tjetër mund të jeni duke shikuar në të njëjtën gjë, por mund të shihni dy gjëra krejt të ndryshme. Sipas ueb-sajtit JagranJosh, ajo që mund ta shihni, mund të tregojë shumëçka në lidhje me personalitetin tuaj.
Në mënyrë më specifike, një iluzion optik i publikuar së fundmi, mund të iu tregojë diçka që ju akoma nuk e dini për veten tuaj – tiparet e juaja sociale. Sipas këtij ueb-sajti, iluzioni optik mund të jetë edhe një test personaliteti, shkruan Mirror, transmeton Telegrafi.
Imazhet që ju mund t’i shihni brenda këtij iluzioni optik janë një foshnje, një çift dhe pemë. Nëse keni arritur që t’i shihni të gjithat, cili ishte imazhi i parë?
Në këtë rast, nëse e keni parë foshnjën si të parën, do të thotë se ju pëlqeni të jeni vetëm, gjë për të cilën nuk keni nevojë të ndiheni fajtor. Mund të nënkuptojë gjithashtu se të qenit në një mbledhje shoqërore ose me një grup ju bën të ndiheni “të rraskapitur emocionalisht dhe fizikisht “, kështu që nuk duhet “të ndiheni fajtor nëse thjesht nuk keni dëshirë të dilni”.
Nëse çifti ishte imazhi që e keni spikatur të parin, do të thotë se ju pëlqen shoqëria e personave tuaj të zemrës, por ka edhe ngjashmëri me imazhin e foshnjës, që i bie se nuk ju pëlqejnë festat e zhurmshme dhe grupet e mëdha. Gjithashtu ka edhe një kuptim tjetër, që i bie se ju keni disa miq të afërt, për të cilët do të bënit gjithçka, dhe nuk parapëlqeni që të jeni të rrethuar nga shumë persona.
Por nëse i keni parë pemët së pari, kjo mund të nënkuptojë se jeni një person shumë social dhe keni një “personalitet shumë gazmor dhe keni një energji të mahnitshme”. JagranJosh vazhdon duke thënë se kjo gjithashtu do të thotë që ju jeni spontan, dhe jeni gjithmonë gati për të eksploruar vende të reja. Jeni gjithmonë të hapur ndaj përvojave të reja dhe ndryshimi nuk është një punë e madhe për ju. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVideo virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj
Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte
Ky specialitet japonez është bërë viral: A do të guxonit ta provonit?
Portali lidh New York-un dhe Dublin-in përmes transmetimit të drejtpërdrejtë
Sot jo, por dje...
Paraqitja mbresëlënëse në koncert e interpretueses së shenjave (Video)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron