LAJMI I FUNDIT:

Regjisori Paul Schrader me lëvdata për “Oppenheimer”: Është filmi më i mirë dhe më i rëndësishëm i këtij shekulli

Regjisori Paul Schrader me lëvdata për “Oppenheimer”: Është filmi më i mirë dhe më i rëndësishëm i këtij shekulli

Filmi i Christopher Nolan, “Oppenheimer”, ka marrë një sërë vlerësimesh pozitive, ndërsa tani ka marrë lëvdata të mëdha edhe nga skenaristi i “Taxi Driver” dhe regjisori i “The Card Counter”, Paul Schrader.

Schrader mori pjesë në premierën në New York të filmit të Nolanit për bombën atomike dhe reagoi në rrjetet sociale për ta quajtur atë “filmi më i mirë dhe më i rëndësishëm i këtij shekulli”.

“Nëse e shikoni një film në kinema këtë vit, ai do të duhej të ishte ‘Oppenheimer’. Unë nuk jam fans i Nolanit, por ky film i shpërtheu dyert”, ka shtuar ai në një postim në rrjetet sociale.


“Oppenheimer” – i bazuar në librin e vitit 2005, “American Prometheus”, nga Kai Bird dhe Martin J. Sherëin – ndjek krijimin e bombës atomike gjatë Luftës së Dytë Botërore përmes syve të fizikanit teorik dhe udhëheqësit të projektit Manhattan, Robert Oppenheimer.

Cillian Murphy luan rolin kryesor, ndërsa luajnë gjithashtu edhe Matt Damon, Leslie Groves Jr., Robert Downey Jr., Emily Blunt, Florence Pugh e Benny Safdie. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Laert Vasili për Gjestin: Big Brotherin e fitoi një analfabet funksional

Laert Vasili për Gjestin: Big Brotherin e fitoi një analfabet funksional

Magazina
Ledri publikon të tjera fotografi nga prapaskenat e klipit me Xhensilën - skena 'të nxehta' mes dyshes

Ledri publikon të tjera fotografi nga prapaskenat e klipit me Xhensilën - skena 'të nxehta' mes dyshes

Magazina
Egli Tako heq nga lista e ndjekësve në Instagram motrën e Gjestit

Egli Tako heq nga lista e ndjekësve në Instagram motrën e Gjestit

Magazina
“Si nëpër filma”, Morena Taraku ishte në spital me të atin në momentin që ndodhi tërmeti në Turqi

“Si nëpër filma”, Morena Taraku ishte në spital me të atin në momentin që ndodhi tërmeti në Turqi

Magazina
Rita Ora ndryshon stil, duket ndryshe në të zeza - larg nga pamja e zakonshme prej biondeje kaçurrele

Rita Ora ndryshon stil, duket ndryshe në të zeza - larg nga pamja e zakonshme prej biondeje kaçurrele

Magazina
Luiz Ejlli merr vëmendje me postimin e fundit: Nganjëherë, përgjigjet më të thella janë ato që s’i themi kurrë

Luiz Ejlli merr vëmendje me postimin e fundit: Nganjëherë, përgjigjet më të thella janë ato që s’i themi kurrë

Magazina
Kalo në kategori