Kevin Mitnick, i cili dikur ishte një nga hakerët kompjuterikë më të kërkuar në botë, ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare më 16 korrik.
Ai luftoi me kancerin e pankreasit për më shumë se një vit dhe po i nënshtrohej trajtimit në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Pittsburgh.
Hera e parë që Mitnick depërtoi në një sistem kompjuterik ishte në vitin 1979, por vetëm në vitin 1988 ai u dënua me 12 muaj burg për kopjimin e softuerit të një kompanie, raporton thenewyorktimes.
Ai hyri në kompjuterët e postës zanore të Pacific Bell kur ishte i liruar me kusht dhe më pas vazhdoi të hakonte rrjetet celulare, si dhe faqet e internetit të kompanive dhe qeverisë, si i arratisur në vitet ’90.
Mitnick ishte gjithashtu i përfshirë në vjedhjen e mijëra dosjeve dhe numrave të kartave të kreditit, por asnjëherë nuk mori ndonjë monedhë prej ‘viktimave’ të tij.
Ai u kap përfundimisht në vitin 1995 dhe u akuzua për përdorim të paligjshëm të një pajisjeje telefonike dhe mashtrim kompjuterik. Me sa duket, autoritetet besonin se ai kishte qasje në sekretet tregtare të korporatave me vlerë miliona dollarë në atë kohë.
Mitnick kaloi pesë vjet në burg, të cilat ai i përshkroi si “pushime” në kohën kur u lirua.
Nga atje, ai ndryshoi kursin e karrierës dhe zgjodhi të bëhej konsulent për sigurinë kibernetike.
Në vitin 2011, ai u bë pjesë dhe më vonë shefi i kompanisë KnowBe4, i cili ofron trajnime për ndërgjegjësimin e sigurisë dhe një platformë të simuluar ‘phishing’ për klientët.
Përpara se të ndodhnin të gjitha këto, Mitnick kuptoi se si të luante me sistemin e transportit publik të Los Angeles në moshën 12-vjeçare duke mësuar përmendësh oraret e autobusëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri