LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja i shton në listë të zezë në dyshimin për spiunazh dy kompani evropiane të vëzhgimit komercial

SHBA-ja i shton në listë të zezë në dyshimin për spiunazh dy kompani evropiane të vëzhgimit komercial

Departamenti amerikan i Tregtisë i ka shtuar dy kompani vëzhgimi me bazë në Evropë, në listën e saj të zezë, në kuadër të përpjekjeve të administratës së presidentit Joe Biden që të luftojë keqpërdorimin e vëzhgimit komercial.

Autoritetet amerikane e kanë shtuar në listë të zezë, Cytrox, kompani vëzhgimi me bazë në Hungari dhe kompaninë greke Intellexa, bashkë me dy subjekte të lidhura në Irlandë dhe Maqedoninë e Veriut.

Vitin e kaluar se një prokuror grek ka nisur hetime lidhur me supozimet e një gazetari se telefoni i tij është infektuar me një softuer spiunimi, në kuadër të një operacioni të shërbimit shtetëror të inteligjencës.


Një kompani nga Maqedonia futet në listën e zezë të SHBA-ve për abuzim me softuerin për spiunazh
Lexo po ashtu Një kompani nga Maqedonia futet në listën e zezë të SHBA-ve për abuzim me softuerin për spiunazh

Thesari amerikan ka thënë se kompanitë janë shtuar në listë të zezë për shkak se e kanë shfrytëzuar hapësirën kibernetike për të fituar qasje në sisteme të informacionit dhe kështu e kanë kërcënuar privatësinë dhe sigurinë e individëve dhe organizatave në botë.

Është raportuar që në gusht të vitit 2022 – duke u bazuar në dy burime – se udhëheqësi grek i inteligjencës, i ka thënë një komiteti parlamentar se agjencia e tij e ka spiunuar një gazetar.

Facebook bllokon shtatë kompani ‘mercenare kibernetike’ nga platformat e saj, njëra është nga Maqedonia e Veriut
Lexo po ashtu Facebook bllokon shtatë kompani ‘mercenare kibernetike’ nga platformat e saj, njëra është nga Maqedonia e Veriut

Ky sugjerim i gazetarit ka ardhur në kohën kur Bashkimi Evropian ka nisur të ndjekë qasjen e Shteteve të Bashkuara që të jetë më e ashpër ndaj atyre që ofrojnë shërbime vëzhgimi dhe përdorin softuerë të fuqishëm vëzhgimi.

Më 2020 se Intellexa ka qenë duke punuar me agjenci të inteligjencës në Azinë Juglindore dhe në Evropë. /Telegrafi/