LAJMI I FUNDIT:

Lirohet nga paraburgimi ish-nënkryetari i Mitrovicës, Faruk Mujka

Lirohet nga paraburgimi ish-nënkryetari i Mitrovicës, Faruk Mujka

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për lirimin e ish-drejtorit të Kadastrit në Komunën e Mitrovicës, Hysen Muzliukaj, dhe ish-nënkryetarit Faruk Mujka.

Të njëjtit janë arrestuar një ditë mëparë për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Arrestimit të Mujkës dhe Muzliukaj i parapriu një bastisje në pronat e tyre të përbashkëta. Gjatë bastisjes, u sekuestruan 60 mijë euro, telefona, laptopa, USB dhe dokumente tjera të ndryshme lidhur me rastin.


Lirohet nga paraburgimi ish-këshilltari i ministrit Peci
Lexo po ashtu Lirohet nga paraburgimi ish-këshilltari i ministrit Peci

E gjykata njoftoi të shtunën se “gjyqtari i Procedurës Paraprake e ka refuzuar si të pa bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit  kundër të pandehurve F.M dhe H.M, ashtu që ka vendosur se të njëjtit do të mbrohen në liri”.

60 mijë euro, telefona, laptop e dokumente - Policia jep detaje nga bastisja e pronave të Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukaj
Lexo po ashtu 60 mijë euro, telefona, laptop e dokumente - Policia jep detaje nga bastisja e pronave të Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukaj

“Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në komunikatën për media./Telegrafi/