LAJMI I FUNDIT:

Nga “arena e luftimeve” në Kuvend e deri te diplomimi i policëve të rinj të Kosovës – fotografitë që shënuan javën

Nga “arena e luftimeve” në Kuvend e deri te diplomimi i policëve të rinj të Kosovës – fotografitë që shënuan javën

Kjo javë ishte e mbushur me shumë ngjarje të rëndësishme si dhe të pazakonta, duke filluar nga grushtimet e fyerjet mes deputetëve të pozitës dhe opozitës në Kuvend, shënimi i përvjetorit të Masakrës së Srebrenicës e deri te diplomimi i policëve të rinj të Kosovës.  

Qytetarët e Kosovës që përjetuan luftën i njohin mirë dhimbjet e të gjithë atyre që kanë kaluar nëpër të njëjta sfida.


E deputetja Duda Balje në përvjetorin e Masakrës në Srebrenicë të Bosnjës ka shpërndarë shalle me simbolin e kësaj masakre.

Po ashtu deputetët e Kuvendit kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.

Deputetja Duda Balje duke vendosur tek tavolina e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës shallin me simbol e masakrës së Srebrenicës /Foto: Ridvan Slivova/

E të enjten, në Kuvendin e Kosovës pati përleshje fizike mes deputetëve të pozitës dhe kabinetit qeveritar. Gjithçka ndodhi pas publikimit të disa audio incizimeve mes shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lilës dhe Slavko Simiqit të Listës serbe.

Pasi kryeministri i vendit doli në foltoren e Kuvendit, aty deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu i vendosi një fotografi Kurtit me hundën e Pinokios. Nuk vonoi shumë dhe zëvendës kryeministri, Besnik Bislimi e hoqi fotografinë duke grisur atë.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së Ganimete Musliu pasi vendosi në foltore fotografinë e kryeministrit Albin Kurtit me hundën e Pinokios dje mbishkrimin “Zdravo” /Foto: Ridvan Slivova/
Momenti kur zëvendëskryeministri Besnik Bislimi gris fotografinë e vendosur nga Musliu /Foto: Ridvan Slivova/

Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku iu afrua kryeministrit me një shishe me ujë dhe lagu atë dhe zëvendëskryeministrin Bislimi.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku duke lagë me ujë kryeministrin Albin Kurtin /Foto: Ridvan Slivova/

Pas gjithë kësaj Bislimi e gjuajti me shishen e ujit Lushtakun. Pas këtyre veprimeve filluan edhe përleshjet fizike mes deputetëve në sallë.

Situata në Kuvend pas hedhjes së ujit dhe shishes /Foto: Ridvan Slivova/

Më pas filloi përleshja fizike, me grushte, sharje e shtyrje mes deputetëve pozitë-opozitë dhe kabinetit të Qeverisë.

Përleshja fizike në Kuvendin e Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

Pas një pauze deputetët u rikthyen sërish në Kuvend, për të rifilluar me vazhdimin e seancës, por sërish nuk kishte kompromis për të vazhduar punën.

Deputetët e opozitës bllokuan foltoren me pankarta me mbishkrimin “Zdravo”. Ndërkaq, nuk mungoi një moment qesharak nga deputetja e LVV-së, Adriana Matoshi e cila me një fletë në dorë ecte sallë, në të cilën shkruhej: “A ma lirë një shishe ujë a një ari tokë?” dhe me një tjetër ku thoshte “Raundi 2”.

Deputetja e LVV-së, Adriana Matoshi /Foto: Ridvan Slivova/
Deputetja e LVV-së, Adriana Matoshi /Foto: Ridvan Slivova/

Një tjetër ngjarje e rëndësishme u shënua këtë të premten me diplomimin e gjeneratës së 58-të e Policisë së Kosovës, ku në kuadër të kësaj gjenerate kanë diplomuar 419 policë të rinj.

Diplomoi gjenerata e 58-të e Policisë së Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/
Diplomoi gjenerata e 58-të e Policisë së Kosovës /Foto: Ridvan Slivova/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori