LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora merr për herë të parë pjesë në një emision me motrën e saj, Elenën

Rita Ora merr për herë të parë pjesë në një emision me motrën e saj, Elenën

Rita Ora e bëri episodin e fundit të emisionit “Celebrity Gogglebox” një çështje familjare, ndërsa asaj iu bashkua në program motra e saj më e madhe Elena.

Dyshja, të cilat kanë shumë ngjashmëri me njëra-tjetrën, kanë shijuar një natë vajzash në episodin që transmetohet të premten në Channel 4.

Rita, 32 vjeçe, dhe Elena, 34 vjeçe, gëzojnë një marrëdhënie të ngushtë, kjo pasi Elena është menaxhere e Ritës, shkruan DailyMail.


Interpretuesja e hitit “You Only Love Me” dukej në hap me modën, ndërsa kishte veshur një bluzë livande dhe dollakë të ngjashëm.

Duke i stiluar flokët e saj bionde në valë të lirshme, Rita e kompletoi pamjen e saj me një gjerdan argjendi që binte në sy.

Këngëtarja ka qenë e zënë kohëve të fundit duke promovuar albumin e saj më të ri “You & I” i cili sapo ka dalë në shitje.

Në veçanti, Rita ka qenë e zënë duke promovuar edhe klipin e saj më të fundit të këngës “Don’t Think Twice”, e cila është kënga e parë e albumit.

Rita tha për këngën: “’Don’t Think Twice’ është të mos mendosh dy herë dhe thjesht të kërcesh, në mënyrë romantike”.

“Ju jetoni vetëm një herë, kështu që në të vërtetë duhet ta kapësh momentin dhe të mos frenosh nga mendimet se çfarë mund ose nuk mund të ndodhë”.

Koopertina e albumit më të ri nga Rita Ora, “You & I” (Foto: Rita Ora/Instagram)

Këngëtarja e hitit “Poison” bashkëshorti i saj, 47 vjeçari Taika Waitit, kërcejnë bashkë në këtë klip.

Kënga e zhanrit rurodance iu pasiu dy klipeve tjera të mëparshme: “You Only Love Me” dhe “Praising You” me Fatboy Slim të cilat ishin publikuar para se të dilte albumit.

Rita së fundmi tha se albumi i saj i ri, “You & I” pasqyron atë se sa është ‘rritur’ ajo gjatë ‘viteve të fundit’.

Rita Ora duke promovuar albumin e saj më të ri “You & I” (Foto: Rita Ora/Instagram)

“Gjatë viteve të fundit, unë jam rritur. Jeta ime ka evoluar. Fillova të mbaja ditar dhe ato tregime u kthyen në këngë. Nëse jeni të pambrojtur me këngët tuaja, duhet të jeni të sinqertë”.

“Kjo është magjia. Zhytja në shkrimin e teskteve me këtë album ka qenë një hapje e syve të mi”, tha ylli me origjinë nga Kosova. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Këngëtarja Dawn Richard akuzon P Diddy: Ai më abuzoi për vite me radhë dhe më kërcënoi se do të më vriste

Këngëtarja Dawn Richard akuzon P Diddy: Ai më abuzoi për vite me radhë dhe më kërcënoi se do të më vriste

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Këngëtari i famshëm Khalid e pranon publikisht që është homoseksual

Këngëtari i famshëm Khalid e pranon publikisht që është homoseksual

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina
Kalo në kategori