LAJMI I FUNDIT:

Lloga: E domosdoshme që aktivitete të caktuara të jenë pjese e Strategjisë së re zhvillimore

Lloga: E domosdoshme që aktivitete të caktuara të jenë pjese e Strategjisë së re zhvillimore

Në seancën e djeshme të Këshillit për vëzhgimin e zbatimit të Strategjisë së Reformës në Sektorin e Gjyqësorit, e cila për herë të parë u mbajt me prezencë fizike, ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, anëtarëve të Këshillit u tha se është e nevojshme që disa aktivitete të përcaktuara të jenë pjesë e strategjisë së re zhvillimore.

E drejta për lëshimin e licencave për ekspertët duhet të transferohet nga Ministria e Drejtësisë tek dhomat kompetente. Provimi i jurisprudencës, si dhe provimet për noterët dhe përmbaruesit, duhet të jepen në Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë në vend se në Ministrinë e Drejtësisë”, thuhet në kumtesën e sotme të Ministrisë së Drejtësisë.

Ministri Lloga, thuhet, me iniciativën e tij, kërkoi heqjen e të drejtës diskrecionale të ministrit për përzgjedhjen e noterëve dhe përmbaruesve. Kjo me qëllim për të garantuar transparencë në procedurat e emërimit të tyre.


Më tej, shtohet në kumtesë, të parashikohet përgjegjësia penale e gjyqtarëve të jurisë, të dorëzojnë fletë anketimi për gjendjen e pasurisë së tyre dhe të ketë prani publike në të gjitha proceset para Gjykatave të Apelit dhe Gjykatës së Lartë.

“Një pjesë e propozimeve që do të duhet të diskutohen në periudhën në vijim janë edhe heqja e Gjykatës së Lartë Administrative, e cila do të kërkojë një reformë të plotë të së drejtës administrative, si dhe ndryshime në Ligjin për Këshillin Gjyqësor, në mënyrën e zgjedhjes dhe shkarkimit të anëtarëve të këshillit”, kumtuan nga Ministria e Drejtësisë.

Në seancë u hap një diskutim publik për të gjitha vërejtjet, komentet dhe propozimet nga të gjithë anëtarët e Këshillit lidhur me aktivitetet e Planit të Veprimit.

Nga Ministria e Drejtësisë informojnë se VMRO-DPMNE-ja, përkundër faktit se ishin ftuar të marrin pjesë në seancë, nuk erdhën në debatin publik. Atyre do t’u dorëzohet draft versioni i Strategjisë Zhvillimore, pas së cilës pritet të japin vërejtje dhe komente konkrete për çështje të caktuara.

“Strategjia është e një rëndësie të jashtëzakonshme për sa i përket miratimit të Udhërrëfyesit për sundimin e ligjit dhe zbatimit të tij dhe pritet që kjo të rrisë besimin në gjyqësor”, thonë nga Ministria.

Në trend Lajme

Më shumë
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori