LAJMI I FUNDIT:

Seksologu thotë se përdorimi i viagrës nga të rinjtë dhe pa përshkrimin e mjekut është i dëmshëm, tregon pasojat

Përdorimi i viagrave dhe barnave të ngjashme te të rinjtë është krejtësisht i panevojshëm dhe i dëmshëm, thotë specialisti i seksologjisë, Hajrullah Fejza në një intervistë për Telegrafin.

Sipas tij, këto barna duhet të përdoret vetëm nga personat që kanë probleme me qarkullim të gjakut dhe me rekomandim të mjekut.

Megjithatë, seksologu thotë se në Kosovë ato po përdoren në mënyrë të gabuar edhe nga të rinjtë si stimulues.


“Këto barna nuk e rrisin dëshirën e as epshin seksual. Përdorimi i këtyre barnave te personat e moshës së re te të cilët çrregullimet seksuale kanë kryesisht bazë psikike, është krejtësisht i panevojshëm dhe i dëmshëm”, shprehet ai.

Fejza tregon se cilat janë efektet negative që përdorimi i viagrës shkakton te të rinjtë.

“Është i dëmshëm për shkak të krijimit të një besimi mashtrues se kur e konsumon një viagër performon më mirë seksualisht. Kjo është e pavërtetë dhe mund të krijohet varësia psikike e kur ndodh kjo, personi e ka të pamundur që të kryejë marrëdhënie seksuale pa konsumuar viagër”.

“Një dëm tjetër që i bëhet personit është që nëse partneri/partnerja e sheh që nuk po mundet të angazhohet seksualisht pa konsumuar viagër, atëherë aty fillojnë problemet në çift”, thotë ai, duke shtuar se këto barna kanë bërë revolucion te personat në moshë të shtyrë dhe tek ata që kanë probleme me qarkullim të gjakut.

Specialisti i sociologjisë tutje tregon se në Kosovë përveç të rinjve këto barna po përdoren në mënyrë të gabuar edhe nga moshat e shtyra.

Për këtë ai fajëson mjekët, për të cilët thotë se i tejkalojnë pacientët pa i pyetur lidhur me jetën seksuale.

Fejza fajëson edhe farmacitë, të cilat sipas tij shesin barna të tilla pa recetë të mjekut.

Ndonëse përdorimi i barnave në Kosovë është i rregulluar me ligj, ai thotë se i njëjti nuk respektohet.

Ai gjithashtu ngre alarmin se në markete e në pompa të benzinës po shiten medikamente në formë të çokollatave apo mjaltës, të cilat nuk janë të kontrolluara.

“Halli im si profesionist shëndetësor është se te ne në Kosovë nuk ka asnjë kontroll ndaj disa preparateve që shiten në pompa te benzinës e në markete në formë të çokollatave të ndryshme apo në formë të mjaltës”, shprehet Fejza. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksion i policisë në katër komuna të Kosovës

Aksion i policisë në katër komuna të Kosovës

Kronika e Zezë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Politikë
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Siguri
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Shëndetësi
Gjuajti me armë zjarri dhe refuzoi të dorëzohet, policia arreston të dyshuarin në Pejë

Gjuajti me armë zjarri dhe refuzoi të dorëzohet, policia arreston të dyshuarin në Pejë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori