Mbillni këto tre bimë në ballkonin tuaj dhe do të bëni më pak vizita te mjeku
Të kesh ‘ilaçe medicinale’ që rriten në aneksin apo ballkonin e shtëpisë suaj do të thotë më pak vizita te mjeku dhe më pak medikamente për probleme të zakonshme si dhimbje koke, probleme me barkun etj.
Kështu që, nëse keni pak hapësirë apo edhe thjesht një dritare, provoni të mbillni këto erëza të freskëta me veti shëruese.
Borzilok
Borziloku është më shumë sesa thjesht një përbërës në salcën italiane pesto. Francezët e kanë atë si se erëzën mbretërore për shkak të përfitimeve të shumta shëndetësore.
Një raport nga Royal Pharmaceutical Society zbuloi se ekstrakti i borzilokut mund të zvogëlojë inflamacionin dhe ënjtjen deri në 73% vetëm disa orë pas aplikimit. Një hulumtim i prezantuar në British Pharmaceutical Conference tregoi se ekstrakti i tij mund të vriste gjithashtu molekula të dëmshme dhe të parandalojë dëmtimin e radikaleve të lirë në tru, zemër dhe mëlçi.
Në mjekësinë tradicionale, gjethet e borzilokut shtohen në ujë, përtypen për të qetësuar kollitjen e fortë, shtohen në ujë që vlon për të lehtësuar dhimbjen e kokës etj. Borziloku ka dhe shumë përdorime të tjera shëndetësore. Studiuesit aktualisht janë duke studiuar efektivitetin e tij kundër disa baktereve rezistente ndaj antibiotikëve si enterokoku, pseudomonas dhe stafilokoku.
Aloe Vera
Përdorimi i Aloe Vera në mjekësinë tradicionale mund ta ketë zanafillën 6.000 vjet më parë në Egjipt. Historikisht, kjo bimë përdoret si një trajtim efektiv për plagët dhe shumë probleme të tjera të lëkurës. Sot, xheli apo lëngu i aloe vera përdoret në një sërë sëmundjesh duke përfshirë astmën, diabetin, epilepsinë dhe psoriasis e gjithashtu gjerësisht në produkte të ndryshme bukurie.
Lëngu i tij ul iritimin dhe nxit shërimin e ulcerave të stomakut. Lëngu gjithashtu lehtëson inflamacionin në sindromën e zorrës së irrituar, kolitin dhe shumë çrregullime të tjera inflamatore. Këtu lexoni si mund ta përgatisni në shtëpi lëngun e aloes.
Kamomil për ‘nerva çeliku’
Kjo lule medicinale është një kurë shumë e mirë për njerëzit që vuajnë nga stresi, ankthi dhe pagjumësia . Kjo për shkak të efekteve të saj relaksuese.
Disa studime kanë treguar se kjo bimë medicinale është në gjendje të lehtësojë problemet me stomakun, si urthi dhe të vjellat. Është gjithashtu shumë efektiv kundër plagëve të gojës, diarresë dhe hemorroideve. Kur përdoret në mënyrë topike në lëkurë, mund të ndihmojë me acarimin dhe përshpejtimin e shërimit të plagëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKjo është rruga më e shtrenjtë në botë: Avenyja e pestë e rrëzuar nga froni
Përse macet flenë dy të tretat e jetës?
Fetishizmi – çrregullim apo fiksim i parrezikshëm?
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm
Pse ‘nuk kanë fat në dashuri’?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A