LAJMI I FUNDIT:

Mirlind Daku ka dy oferta shumë të rëndësishme para vetës – Trabzonspor dhe Rapid Bukuresht e duan sulmuesin

Mirlind Daku ka dy oferta shumë të rëndësishme para vetës – Trabzonspor dhe Rapid Bukuresht e duan sulmuesin

Mirlind Daku ka pakë gjasa që të qëndrojë te Osijek pas sezonit shumë të mirë të tij si huazim te Mura.

Njëri nga katër klubet gjigante te Turqisë, Trabzonspor është aktivizuar për Dakun, shkruajnë mediat turke.


Nenad Bjelica, trajneri i ri i klubit, ka punuar më parë me Dakun, pikërisht në Osijek. Lojtari ka kontratë me klubin kroat edhe një vit dhe për të kërkohen 1 milion euro.

Në anën tjetër edhe Rapid Bukuresht interesohet për Dakun dhe tashmë sipas mediave rumune, ka bërë ofertë.

Rapid po kërkon një sulmues për sezonin e ardhshëm, me të cilin synon të fitojë Kupën e Rumanisë dhe një vend në treshen e parë të Superligës, që garanton garat ndërkombëtare.

Mirlind Daku paralajmëron Kosovën: Nëse më jepet mundësia do ta përfaqësoj me gjithë zemër Shqipërinë
Lexo po ashtu Mirlind Daku paralajmëron Kosovën: Nëse më jepet mundësia do ta përfaqësoj me gjithë zemër Shqipërinë

Sipas mediumit të njohur rumun, GSP.RO, Rapid ka bërë ofertë prej një milion euro te Osijeku dhe tani presin përgjigje.

Ky është çmimi që kërkohet për lojtari dhe kroatët mund ta lirojnë nëse Trabzonspor nuk reagon më parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

Premier League
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Serie A
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League
Kalo në kategori