Udhëzimi i Ministrisë së Drejtësisë për përkatësinë etnike, para gjyqtarëve kushtetues
Mendimi personal i Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, është se Udhëzimi i miratuar nga Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga është antikushtetues. Udhëzimet parashikojnë futjen e një kolone të përkatësisë etnike në certifikatat e lindjes, të kurorëzimit, të vdekjes, dhe dokumente të tjera të lëshuara nga Drejtoria për menaxhim me librat amëz.
Dje, Gjykata Kushtetuese vendosi të iniciojë vullnetarisht një iniciativë për të vlerësuar ligjshmërinë e Udhëzimeve të ministrit Lloga.
“Nuk mund t ‘i zbuloj dyshimet e mia. Para së gjithash, është e nevojshme të pritet gjyqtari raportues te i cili ndodhet iniciativa për të përgatitur Raportin për lëndën. Ndoshta ai nuk do të ndajë mendimin tim, dhe natyrisht në fund vota ime është vetëm një”, deklaroi Dobrila Kacarska, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese.
Kacarska informon se raporti mbi rastin pritet të hartohet shumë shpejt. Sipas Udhëzimit, certifikatat e lindjes tashmë duhet të lëshohen me kolonën etnike, ndërsa ato të kurorëzimit dhe të vdekjes, nga 1 janari 2024. Në pyetjen nëse Gjykata Kushtetuese, do të ngrijë procesin dhe do të marrë një masë të përkohshme pauzë, derisa të merret një vendim përfundimtar, Kacarska u përgjigj se ky opsion mund të ngrihet vetëm pasi kolegu i saj të ketë përgatitur Referatin.
Ndërkohë, nga Ministria e Drejtësisë përsëritën se Udhëzimi u miratua për t ‘iu përgjigjur Ligjit për evidencën amë.
“Grafa e etnisë është e detyrueshme. Udhëzimi nuk bie në kundërshtim me ligjet, përkundrazi, miratimi i Udhëzimit, dhe futja e etnisë në certifikata bazohet pikërisht në Ligjin për evidencën amë”, thanë nga Ministria e Drejtësisë.
Nisma e nisur dje nga Gjykata Kushtetuese i referohet vetëm udhëzimeve të Llogls, por Kacarska nuk e përjashtoi mundësinë që vendimi i Gjykatës mund të ndikojë edhe në shqyrtimin e Ligjit për evidencës amë. Ministri i Drejtësisë mendoi se në këtë mënyrë do të evitohej abuzimi i balancuesit, kur kandidatët deklaroheshin në mënyrë të rreme si shqiptarë, romë, turq në varësi të kuotës për punësim në një institucion të veçantë. Disa ekspertë ligjorë reaguan duke thënë se etnia është një ndjenjë individuale, dhe nuk mund të përcaktohet burokratikisht./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hamza në dy lagje të Prishtinës: Kosova mundet ma mirë për të gjithë, besoni në mundësitë që ofron vendi ynë
“Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës”, avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri