LAJMI I FUNDIT:

Tifozët kanë mbetur të shokuar nga stërvitja e Deontay Wilder në plazh

Tifozët kanë mbetur të shokuar nga stërvitja e Deontay Wilder në plazh

Deontay Wilder ka publikuar disa pamje nga stërvitjet e tij në një plazh, por ato mund të kenë shqetësuar fansat e Bombarduesit të Bronztë.

Amerikani nuk ka luftuar që nga viti 2021, dhe WBC njoftoi vitin e kaluar se ai do të luftonte me Andy Ruiz për një shans në rripin që aktualisht mbahet nga Tyson Fury.


Por, asnjë datë nuk është caktuar për ndeshjen me Ruiz, dhe Wilder e dëshiron tani përballjen me Anthony Joshuan.

Joshua - Wilder: Dueli afër realizimit
Lexo po ashtu Joshua - Wilder: Dueli afër realizimit

Boksieri postoi pamjet e seancës stërvitore nga plazhi në llogarinë e tij në Instagram, me mbishkrimin ‘WooSah’ (që është një term për qetësi ose paqe), por fansat e tij duken të shqetësuar nga këmbët e tij të holla.

Frika për këmbët e tij të u ngrit fillimisht vitin e kaluar, kur u shfaqën pamjet e Wilder në palestër, me fansat që shpejt komentuan se Wilder ‘duhej të punonte më shumë në palestër për to’.

Këtë herë, fansat ishin po aq të tronditur, pavarësisht se e dinin fare mirë që amerikani njihet për këmbët e holla.

“Akoma nuk ka kuptim që ato këmbë të dobëta i përkasin një boksier që ka goditje më të fortë të të gjitha kohërave”. “Kam parë më shumë muskuj në këmbën e një harabeli”. “Vetëm boksieri e di, këmbët e të cilit nuk janë fotoshopuar”. “Kjo ende më shqetëson se si këmbët e tij mund të jenë kaq të dobëta për një tip të madh”. “Është kaq e vështirë të mos mendosh se sa të holla janë këmbët e tij”, janë përmbledhje të disa prej komenteve të adhuruesve të tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Organizatorët japin detaje, zbulohet kush e goditi me shishe në kokë Novak Djokovicin

Organizatorët japin detaje, zbulohet kush e goditi me shishe në kokë Novak Djokovicin

Tenis

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Haaland thyen heshtjen dhe flet për përplasjen me Pep Guardiolën

Haaland thyen heshtjen dhe flet për përplasjen me Pep Guardiolën

Premier League
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
PSG po kërkon portier, në listë edhe ylli kosovar që po shkëlqen me pritjet e tij

PSG po kërkon portier, në listë edhe ylli kosovar që po shkëlqen me pritjet e tij

Ligue 1
Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

La Liga
Kalo në kategori