Nga: Kastriot Dervishi
Më 24 korrik 1946, Enver Hoxha u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Jugosllavisë, Stanoje Simiç, i cili shtroi një drekë me këtë rast. Në përshëndetjen e tij, Enver hoxha ka mallkuar regjimet e mëparshme, të cilat e kishin ndarë popullin shqiptar nga Jugosllavia. Ndër të tjera, Enver Hoxha deklaroi:
“Në të kaluarën, populli shqiptar ishte ndarë nga Jugosllavia për shkak të veprimtarisë së kombinuar të klikave të vendit dhe të jashtme, që kishin qëllim të përçanin dy popujt vëllezër. Me gjithë këtë, populli shqiptar tregoi gjatë kësaj lufte dëshirën e fortë që t`ia presë rrugën kësaj politike antipopullore. Më në fund populli shqiptar e gjeti rrugën e drejtë dhe sot ai sheh tek Jugosllavia jo vetëm popullin vëlla e aleat, por edhe mikun e tij, popullin që i ka dhënë një përkrahje të fortë si gjatë luftës, ashtu edhe tani në paqe për ndërtimin e një të ardhme më të mirë. Prandaj, populli shqiptar e çmon ndihmën që Jugosllavia i ka dhënë Shqipërisë në luftën kudra fashizmit, si dhe tani në paqe për ndërtimin e të ardhmes më të mirë. Është e pamohueshme se të gjitha këto janë një bazë e fortë për forcimin e marrëdhënieve të përbashkëta. Qeveria shqiptare dhe populli shqiptar do të bëjnë çmos nga ana e tyre që kjo miqësi e fortë të zhvillohet në të ardhmen sepse, në radhë të parë kjo sjell dobi shumë të madhe për popullin shqiptar, ndërsa nga ana tjetër përbën garanci për përparimin dhe forcimin e demokracisë në Ballkan. Populli shqiptar i është sidomos shumë mirënjohës mareshalit Tito, i cili në çdo rast është treguar miku më besnik dhe më i sinqertë i popullit shqiptar dhe i kauzës shqiptare”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLidhja islamike, që u shndërrua në Lidhjen shqiptare
Donika Kastrioti, princesha e Arbërit
DËSHIRA E VËRTETË E SHQIPTARËVE
Jeta në komunizmin shqiptar
Lufta e Kosovës: Luftë parimesh dhe personalitetesh
Përdorimi i fjalëve të huaja dhe disa huazime të sotme në gjuhën shqipe
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron