Kremlini ka ritheksuar qëndrimin se nuk ka “asnjë bazë” për zgjatjen e Marrëveshjes së Detit të Zi për Grurin, duke thënë se marrëveshja e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara (OKB) nuk po zbatohej siç duhet.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka theksuar se OKB-ja ishte detyruar ta pranonte se “për fat të keq, ata nuk po arrijnë ta ushtrojnë ndikimin e nevojshëm te vendet e Perëndimit për ta përmbushur pjesën ruse të marrëveshjes”.
Peskov i referohej një liste kërkesash të Rusisë, përfshirë heqjen e atyre që Moska thotë se janë pengesa për eksportin e drithit dhe plehrave të saj.
E negociuar në korrik të vitit të kaluar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, marrëveshja ka mundësuar një korridor të sigurt për dërgesat me drithëra ukrainase, që transportohen nga portet në Detin e Zi. Këto porte, paraprakisht kishin qenë të bllokuara për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.
Rusia ishte pajtuar në muajin maj për një zgjatje dy-mujore të kësaj marrëveshjeje, por ka thënë se iniciativa do të ndërpritet nëse nuk përmbushet një marrëveshje për eksportet ruse të grurit dhe plehrave.
Edhe në fillim të këtij muaji, Ukraina akuzoi Rusia se po e pamundëson zbatimin e kësaj marrëveshjeje, duke bllokuar regjistrimin e anijeve në të gjitha portet e Ukrainës.
Zyrtarët ukrainas kanë thënë se që nga mesi i prillit, Rusia ka “kufizuar në mënyrë të paarsyeshme” zbatimin e marrëveshjes së grurit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
HIB Petrol, sërish tatimpaguesi më i madh në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë