Organizata MEK, ose Muxhahedin e Khalk, lindi në vitin 1963 në Iran, me objektivin për t’iu kundërvënë influencës perëndimore në vend dhe për të luftuar regjimin laiko-autoritar.
Në vitin 1979 MEK mori pjesë në Revolucionin e udhëhequr nga Ruhollah Khomeini, por ideologjia e saj, një ndërthurje mes marksizmit dhe islamizmit, binte ndesh me atë të ajatollahëve dhe rrjedhimisht u ndalua, raporton Euronews Albania.
Kështu, në vitin 1981, MEK u transferua në Paris ku themeloi selinë qendrore të saj dhe 5 vite më vonë u spostua në Kampin Ashraf, në veri të Bagdadit, prej nga mbështeste luftën e Sadam Husein kundër Iranit, si dhe shtypjen e kurdëve.
Në 2003-shin, MEK u çarmatos nga amerikanët dhe u spostua në Kampin Liberti. Që prej atëherë, organizata ka vazhduar të luajë një rol të dorës së parë në aktivitetin politik dhe diplomatik kundër regjimit të Teheranit.
Por më parë grupi ishte përfshirë në listën e zezë jo vetëm nga Irani dhe Iraku, por edhe nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Bashkimi Evropian dhe Kanadaja, për të dalë prej saj në periudhën mes viteve 2008-2012.
Një artikull i datës 21 shtator 2012 i “Neë York Times” ilustronte se si sekretarja e atëhershme amerikane e Shtetit, Hillary Clinton kishte vendosur ta hiqte MEK nga lista e zezë, për ta rivendosur larg nga ndikimi i agjentëve të Teheranit, në një vend të gatshëm për ta pritur: Shqipërinë.
Objektivi ishte i qartë: të përdorej MEK për të mbështetur një ndryshim të regjimeve në Teheran.
Që prej vitit 2013, MEK ka mbajtur një sërë eventesh dhe samitesh në selinë e saj në Manzë të Durrësit, ku kanë marrë pjesë zyrtarë e ish-zyrtarë amerikanë si ish-sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe ish-zëvendës presidenti Mike Pence, i cili mbajti një fjalim të rëndësishëm qershorin e 2022-shit.
Në ditët e sotme, organizata udhëhiqet nga Marjam Raxhavi. Shumë zyrtarë republikanë në Shtetet e Bashkuara dhe anëtarë të Kongresit e shohin atë si një zë të rëndësishëm për ndryshimin e regjimit në Iran.
Por shumë analistë dhe njohës të zhvillimeve gjeopolitike shtrojnë pyetjen se çfarë është MEK? Një grup disidentësh të përndjekur nga regjimi iranian? Një forcë opozitare sektare e përbërë nga elementë të stërvitur ushtarakisht dhe në gjendje të rrëzojnë një regjim? Apo një organizatë terroriste, sikundër konsiderohej deri dje…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje