LAJMI I FUNDIT:

“Shpi, larg shpisë”, copëza rrëfimesh e përjetimesh të qytetarëve gjatë luftës në Kosovë

“Shpi, larg shpisë”, copëza rrëfimesh e përjetimesh të qytetarëve gjatë luftës në Kosovë

Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR) në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve kanë organizuar një aksion me temën “Shpi, Larg Shpisë”.

Në këtë aktivitet disa qytetarë të Republikës së Kosovës kanë rrëfyer përjetimet e tyre gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Bajramshahe Jetullahu tregon se si pas një operacioni të syve të cilën e ka pasur në ato vite, iu është dashur të ecë nëpër shi dhe i është përkeqësuar gjendja e syve.


“Kena kalu në Bllacë edhe u kanë tmerri që rake shi pandërpre. Unë kam qenë e operume prej syve në Rusi edhe e kom pasë të ndalume ni pikë ujë me e qitë për 6 muj. E atë ditë ma veç shi rake pa ndërpre, mu filloj me mu rritë edhe tensioni i syve edhe filloj me mu errësu. Aty veç fitova edhe ni stres ma të madh po s’kisha çka me bo na metëm nëpër rrugë nëpër Prishtinë”.

Një tjetër rrëfim i shkurt vjen nga qytetarja Adelina Berusha, e cila shkruan: “…Mandej më 1 prill ka fillu, jemi kon n’gjumë krejt edhe jon ni plumat tu na ra n’kulm t’shpisë. Edhe veç e di që ka ardhë nana, na ka thonë ‘çonu se duhet me e lëshu shpinë edhe me ikë’ “…/Telegrafi/

YIHR shënon Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve me aksionin rrugor “Shpi, Larg Shpisë” /Foto: Ridvan Slivova/
YIHR shënon Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve me aksionin rrugor “Shpi, Larg Shpisë” /Foto: Ridvan Slivova/