LAJMI I FUNDIT:

Podujevë, një grua thotë se u ngacmua seksualisht nga një i afërm i bashkëshortit të saj

Podujevë, një grua thotë se u ngacmua seksualisht nga një i afërm i bashkëshortit të saj
Foto: Arkiv

Një gru në Podujevë ka raportuar në Polici se është keqtrajtuar seksualisht nga një i afërm i bashkëshortit të saj.

Policia ka njoftuar se sulmi seksual ka ndodhur derisa bashkëshorti i viktimës nuk ishte në shtëpi.


“Më 17.06.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se derisa bashkëshorti i saj nuk ka qenë në shtëpi, në vazhdimësi është keqtrajtuar seksualisht nga (një i afërm i bashkëshortit) i dyshuari mashkull kosovar”.

Në njoftimin e Policisë thuhet se, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /Telegrafi/