Simptomat më pak të njohura që tregojnë kancerin e ezofagut e që shfaqen gjatë ngrënies
Shkaku i saktë i kancerit të ezofagut është i panjohur, por konsumimi i alkoolit, cigareve, obeziteti dhe një dietë e pashëndetshme mund të rrisin rrezikun e kësaj gjendjeje. Prandaj, nuk është keq t’i njihni simptomat më pak të njohura që do ta tregojnë këtë lloj kanceri.
Cancer Research nga Britania e Madhe i kanë treguar simptomat, të cilave duhet t’u kushtojmë vëmendje të veçantë.
Vështirësi në gëlltitje
Vështirësia e gëlltitjes njihet edhe si disfagia dhe shfaqet gjatë ngrënies ose pirjes. Mund ta prekë gojën ose fytin dhe ezofagun. Si pasojë mund të ndodhë edhe frymëzënia ose kollitja. Përveç kësaj, pështyma e tepërt mund të jetë tregues i këtij problemi.
Dispepsia e shpeshtë dhe urthi
Urthi që shfaqet gjatë ditës mund të jetë një shenjë shumë e qartë se keni probleme serioze shëndetësore. Përveç kësaj, dispepsia e dhimbshme që shfaqet në pjesën e sipërme të stomakut tregon mundësinë e kancerit të ezofagut.
Dhimbje në fyt ose prapa sternumit
Një nga shenjat e kancerit të ezofagut është edhe dhimbja në fyt apo prapa sternumit. Nëse ndjeni një ndjesi të fortë djegieje pas sternumit ose midis shpatullave, mund të përkeqësojë gëlltitjen tuaj dhe kështu të shkaktojë dispepsi shtesë. Simptomat tjera përfshijnë regurgitimin, ngjirjen e zërit, kollitjen me gjak, një kollë të vazhdueshme dhe jashtëqitje të errët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë