LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur Policia e Kosovës arreston një person në veri pasi pengohet gjatë aksionit për arrestimin e Milenkoviqit

Momenti kur Policia e Kosovës arreston një person në veri pasi pengohet gjatë aksionit për arrestimin e Milenkoviqit

E plotësuar: Është publikuar një video kur Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në veri, pasi e ka penguar Policinë gjatë aksionit për arrestimin e Milun Milenkoviqin. 

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar sot gjatë ditës se Policia ka arrestuar Milun Milenkoviqin, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijës i bandave kriminale që “ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës”.

Lëndohen tre policë gjatë arrestimit të Milun Milenkoviqit
Lexo po ashtu Lëndohen tre policë gjatë arrestimit të Milun Milenkoviqit

Ministri gjithashtu ka bërë të ditur se gjatë arrestimit të tij, janë sulmuar zyrtarët policorë, me ç’rast tre nga ta janë të lënduar lehtë.

“Siç edhe e kam theksuar në vazhdimësi, koha e bandave kriminale në veriun e vendit tonë ka përfunduar. Të gjithë individët apo grupet kriminale që kanë cenuar sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, do të përballen me drejtësinë. Republika nuk do të zmbrapset”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Njësia Speciale e Kosovës është stacionuar në lagjen e Boshnjakëve të veri të Mitrovicës, pas arrestimit të Milenkoviqit.

Pas këtij veprimi të policisë, në këtë pjesë të vendit është dëgjuar alarmi, përmes së cilit grupet ilegale atje kërkojnë grumbullimin e qytetarëve serbë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestimi i qytetarit të Kosovës nga autoritetet serbe, KMDLNj fajëson MPJD-në

Arrestimi i qytetarit të Kosovës nga autoritetet serbe, KMDLNj fajëson MPJD-në

Lajme
Arrestohet shtetasi nga Kosova në Aeroportin e Tiranës, rezulton i akuzuar nga autoritetet belge për vjedhje

Arrestohet shtetasi nga Kosova në Aeroportin e Tiranës, rezulton i akuzuar nga autoritetet belge për vjedhje

Lajme
Nis testimi mjekësor dhe psikologjik i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës

Nis testimi mjekësor dhe psikologjik i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës

Lajme
Këta janë zyrtarët e ASH që do t’i udhëheqin dikasteret në qeverinë e re

Këta janë zyrtarët e ASH që do t’i udhëheqin dikasteret në qeverinë e re

Politikë
“Bunarfest” me përvoja të veçanta për pjesëmarrësit

“Bunarfest” me përvoja të veçanta për pjesëmarrësit

Komunat
Kurti pas takimeve me mërgimtarët në Stamboll: Ata janë përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi

Kurti pas takimeve me mërgimtarët në Stamboll: Ata janë përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi

Lajme
Kalo në kategori