Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), ka reaguar lidhur me rastin e ndodhur në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, ku një arsimtar me inicialet V.S dyshohet se ka sulmuar seksualisht një nxënëse të klasës së shtatë.
RrGK-ja ka dënuar ashpër këtë incident, ndërsa ka deklaruar se janë thellësisht të shqetësuara dhe të indinjuara nga “një shkelje kaq e rëndë e besimit dhe e sigurisë së vajzave tona të reja”.
“Ky akt i tmerrshëm i sulmit seksual shërben si një kujtesë e fortë se ne duhet t’i japim përparësi mbrojtjes së vajzave dhe të miturve brenda shoqërisë sonë, madje edhe brenda në shkolla”, thuhet në komunikatën për media.
Sipas kësaj organizate, është koha e fundit që shoqëria dhe institucionet të marrin qëndrim kundër krimeve dhe të sigurojnë që autorët të marrin dënimin e merituar, pa asnjë kompromis.
“Është dëshpëruese të shohësh që këto sulme ndaj vajzave ndodhin pikërisht para syve tanë, ndërkohë që institucionet shpesh nuk arrijnë të japin drejtësinë dhe masat e duhura parandaluese. Ngjarja në institucionin arsimor ku nxënësit duhet të ndihen të sigurt dhe të mbrojtur nxjerr në pah një situatë alarmante. Nuk mund të mos pyesim veten se sa raste të tjera nuk raportohen”.
RrGK-ja u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që këtë rast ta trajtojnë si çështje me prioritet të madh, ashtu siç duhet me çdo rast tjetër të ngacmimit dhe sulmit seksual.
“Shkollat, në veçanti, duhet urgjentisht të krijojnë mekanizma të fuqishëm për të trajtuar rastet e dhunës, ngacmimeve dhe sulmeve seksuale”, thuhet tutje.
Kujtojmë se në raportin “Nga Ligjet në Vepra: në Monitorimi i reagimit institucional ndaj dhunës me bazë gjinore në Kosovë”, RrGK-ja ka këto rekomandime për Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit:
- Të mbahen trajnime për edukatorët dhe psikologët për format e dhunës me bazë gjinore; si të identifikohen shenjat e dhunës me bazë gjinore; dhe si të ndihmon të referohen këtë raste.
- Të përfshihet materiali mësimor mbi barazinë midis grave dhe burrave, respektin e ndërsjellë, rolet gjinore jo stereotipike, dhunën me bazë gjinore dhe mënyrën e raportimit të tij në kurrikulat arsimore të përshtatshme për grup-mosha të ndryshme, siç parashikohet nga Konventa e Stambollit.
- Të ndahet buxhet i mjaftueshëm për rritjen e numrit të psikologëve në shkolla.
“Së fundi, është jetike të theksohet se ashtu si në rastet e tjera të dhunës me bazë gjinore, RrGK-ja do të kërkojë drejtësi dhe do të monitorojë nga afër këtë rast dhe masat e marra. Ne kërkojmë largimin nga puna si mësimdhënës dhe të njëjtit t’i shqiptohet dënimi sipas Kodit Penal të Kosovës, i cili parasheh dënim deri në 7 vjet”, përfundon reagimi i organizatës.
Ndryshe, arsimtari V.S është suspenduar nga puna për gjashtë muaj. I njëjti me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë dhe vepra është cilësuar si “Sulm seksual”.
Ngjarja ka ndodhur të premten, teksa është filmuar me telefon, fshehurazi përmes derës së klasës.
Telegrafi ka siguruar videon në të cilën shihet teksa i dyshuari bisedon për pak çaste me nxënësen dhe më pas e puthë në buzë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kamerat “Safe city” do të regjistrojnë çdo shkelje, gjobat do të merren në mënyrë elektronike
Komandanti i KFOR-it takon homologun e tij armen, fokus siguria dhe dialogu Kosovë-Serbi
Përhapje virozash dhe raste të shtuara, mjekja tregon moshat e prekura me gjendje kritike
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
26 vite pas, Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve
"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri