LAJMI I FUNDIT:

UBS pajtohet me Qeverinë e Zvicerës për garancinë e humbjeve të bankës Credit Suisse

UBS pajtohet me Qeverinë e Zvicerës për garancinë e humbjeve të bankës Credit Suisse

Banka UBS ka nënshkruar një marrëveshje me Qeverinë e Zvicrës për të mbuluar mbi 9 miliardë euro humbje nga blerja urgjente e Credit Suisse.

Si pjesë e marrëveshjes, UBS duhet të mbajë selinë e saj në Zvicër.


Përparësia për Qeverinë federale dhe UBS-in është të minimizoj humbjet dhe rreziqet e mundshme për të shmangur përdorimin e “në masën më të madhe të mundshme”.

As nga UBS dhe as nga Qeveria nuk u përmend se si do të mbuloheshin humbjet e mundshme mbi totalin e 14 miliardë eurove të dakorduara, ku 5 miliardë euro janë nga UBS dhe 9 miliardë euro nga Qeveria.

Kolapsi financiar i Credit Suisse, brenda tre muajve ishin tërhequr mbi 60 miliardë euro
Lexo po ashtu Kolapsi financiar i Credit Suisse, brenda tre muajve ishin tërhequr mbi 60 miliardë euro

Në fillim të kësaj jave, UBS tha se çdo garanci e mëtejshme e humbjes do të kërkonte një bazë të veçantë ligjore në formën e një miratimi parlamentar.

Sipas kushteve të blerjes së drejtuar nga autoritetet zvicerane, si pjesë e shpëtimit të Credit Suisse, UBS u pajtua të paguante mbi 3 miliardë euro dhe u zotua të mbulonte 5 miliardë euro në humbjet e mundshme, derisa Qeveria do të merrte mbi 9 miliardë euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?

“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?

Ekonomi
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs
Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Pensionet, shtesat e fëmijëve, e shumë vendime tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë

Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Pensionet, shtesat e fëmijëve, e shumë vendime tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë

Ekonomi
Kalo në kategori