LAJMI I FUNDIT:

Rafael Leao zgjedh përfundimisht numrin e ri te Milani

Rafael Leao zgjedh përfundimisht numrin e ri te Milani

Rafael Leao thuhet se do të mbajë veshur fanellën me numër 10 te Milani sezonin e ardhshëm, pas kthimit të Brahim Diaz në Real Madrid.

Real Madrid konfirmoi rikthimin e Brahimit Diaz në Santiago Bernabeu sot (e shtunë), pasi sanjolli kaloi tre sezone në huazim në San Siro.


Antonio Vitiello i Milannews pretendon se kthimi i Brahim Diaz në kryeqytetin spanjoll e ka shtyrë Leaon të ndryshojë numrin e fanellës së tij për sezonin e ardhshëm.

Cilin numër fanelle mund të mbajë Leao për Milanin sezonin e ardhshëm?
Lexo po ashtu Cilin numër fanelle mund të mbajë Leao për Milanin sezonin e ardhshëm?

Sulmuesi portugez mendoi të mbante fanellën me numër 7, por përfundimisht vendosi të zgjedhë numrin 10, të cilin Diaz e kishte mbajtur veshur gjatë dy sezoneve të fundit dhe tani është në dispozicion.

Leao nënshkroi një zgjatje të kontratës me Milanin deri në vitin 2027 pak ditë më parë, duke u bërë fituesi më i madh në San Siro me një pagë 7 milionë euro në vit.

Portugezi ka një klauzolë të re 175 milionë euro të përfshirë në kontratën e tij me gjigantët e Serie A.

Ai ka shënuar 43 gola në 163 paraqitje, me kuqezinjtë që fituan Scudetton në sezonin 2021/22, kur ai u emërua lojtari më i mirë i sezonit në ligën më të mirë të Italisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori