LAJMI I FUNDIT:

Haalandit nuk i pëlqen të flasë për Interin, tregon se ëndrra për Ligën e Kampionëve është e frymëzuar nga Man Utd

Haalandit nuk i pëlqen të flasë për Interin, tregon se ëndrra për Ligën e Kampionëve është e frymëzuar nga Man Utd

Ylli i Manchester City, Erling Haaland pranon se nuk i pëlqen të flasë për kundërshtarët dhe zbulon se triumfi i Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve në vitin 2008 e frymëzoi atë.

Reprezentuesi norvegjez është një nga kërcënimet më të mëdha për Interin në finalen e Ligës së Kampionëve që do të luhet sonte në Stamboll, nga ora 21:00.


“Dua të shijoj momentin pa menduar për të kaluarën apo të tashmen. Unë mendoj vetëm për atë që do të fillojë. Nuk më pëlqen të flas për rivalët, preferoj të fokusohem te vetja dhe ekipi im. Kemi përballë një ekip të fortë që do të na vështirësojë jetën. Ne duhet të jemi në krye për të fituar”, ka thënë fillimisht Haaland për Gazzetta dello Sport.

Romelu Lukaku ka lavdëruar së fundmi Haaland, duke thënë se ai mund të dominojë futbollin në dhjetë vitet e ardhshme.

“I kam vlerësuar fjalët e tij, por mendoj vetëm për ndeshjen e radhës”.

Bastoni shihet si lojtari 'anti-Haaland', italiani tregon se do ta ndjek shembullin e Rudigerit për ta ndalur norvegjezin
Lexo po ashtu Bastoni shihet si lojtari 'anti-Haaland', italiani tregon se do ta ndjek shembullin e Rudigerit për ta ndalur norvegjezin

A ndjen presion përpara finales?

“Do të gënjej nëse do të thosha se nuk e ndjej presionin. Sigurisht që po. Man City e kishte fituar Ligën Premier katër herë në pesë vitet e mëparshme para se të arrija unë. Ata tashmë e dinë se si ta bëjnë këtë. Atyre u mungon vetëm Liga e Kampionëve dhe unë jam këtu për t’i ndihmuar ata dhe për të arritur diçka që ky klub nuk e ka arritur kurrë. Do të jap gjithçka, fitorja do të thoshte gjithçka për mua”.

Cila ishte finalja e parë e Ligës së Kampionëve që ai pa si fëmijë?

“Manchester United-Chelsea në vitin 2008. Isha 8 vjeç. Kur pashë lojtarët e Man Utd duke festuar, mendova se doja të bëja të njëjtën gjë dhe tani jemi shumë afër”.

Man City – Inter: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i finales së Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Man City – Inter: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i finales së Ligës së Kampionëve

Haaland ka pasur një sezon të mrekullueshëm, por ka shënuar vetëm një gol në shtatë paraqitjet e fundit.

“Një gol në shtatë ndeshje është një mënyrë për ta parë atë. Një tjetër është 52 gola dhe nëntë asistime në 52 ndeshje. Funksionon në të dyja mënyrat dhe ndihem mirë”, argumentoi Haaland i cili vazhdoi të lavdërojë Pep Guardiolën.

“Ai është i fiksuar pas detajeve dhe më pëlqen të punoj me të. Ai dëshiron që të gjithë të përmirësohen dhe gjithmonë gjen gjënë e duhur për të bërë ose thënë”.

Man City – Inter, formacioni i kombinuar me lojtarët e dy skuadrave finaliste të Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Man City – Inter, formacioni i kombinuar me lojtarët e dy skuadrave finaliste të Ligës së Kampionëve

Si i trajton kritikat?

“Unë nuk lexoj gjithçka, sepse mendoj se do të çmendesha nëse do ta bëja. Mendoj se edhe kritikat janë pozitive, kam shënuar pothuajse në çdo ndeshje, por gjithsesi jam i kritikuar. Unë thjesht buzëqesh dhe shijoj jetën”, përfundoi ylli i Cityt.

22-vjeçari ka shënuar 12 gola në 10 ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon, duke dhënë një asistim. Ai iu bashkua Cityt verën e kaluar nga Borussia Dortmund për 60 milionë euro dhe ka fituar titullin e Ligës Premier dhe FA Cup këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Përfaqësueset
Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës

Përfaqësueset
Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Kombëtarja e Shqipërisë
Fillon faza e eliminimit direkt - kush do të kalojë në çerekfinale?

Fillon faza e eliminimit direkt - kush do të kalojë në çerekfinale?

Përfaqësueset
Erdhi te Barcelona nga liga e tretë e Kroacisë, tani kataluasit po e shesin për dhjetë herë më shumë se sa e blenë

Erdhi te Barcelona nga liga e tretë e Kroacisë, tani kataluasit po e shesin për dhjetë herë më shumë se sa e blenë

Ligat tjera

"Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen" - Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë

Përfaqësueset
Kalo në kategori