Porsche ka festuar 75 vjetorin e saj si një prodhues i veturave sportive duke prezantuar “Mission X-in” – një hiper-veturë elektrike shitja e së cilës në showroom-e mund të fillojë nga viti 2027.
I prezantuar gjatë natës, koncepti Mission X është modeli i radhës në linjën e super-veturave Porsche – nga Carrera GT 1983 959, 2003 dhe 918 Spyder 2013 – dhe përfundon kalimin nga benzina në hibrid dhe në energji elektrike në modelet e saj kryesore.
Sipas Drive, nëse bazohemi tek raportimet e mediave të ndryshme, modeli Mission X ka gjasa që të futet në një prodhim serik, transmeton Telegrafi.
Duke përdorur si udhërrëfyes hapësirën prej katër vitesh mes prezantimit të koncepteve të kaluara të Porsche “Mission” dhe versioneve të prodhimit, hiper-vetura mund të jetë në showroom-e nga viti 2027.
Në njoftimin e saj për media, Porsche shpalosi ambiciet e saj të guximshme për Mission X, ku përfshihet edhe hiper-vetura duke u bërë “vetura më e shpejtë rrugore në pistën Nürburgring Nordschleife”.
Teksa Porsche nuk zbuloi shifra specifike të fuqisë dhe peshës, ajo pretendon se Mission X do të prodhojë afërsisht një kuaj fuqi metrike, apo 0.735kW për kilogram – që përkthehet në një raport fuqi-peshë prej të paktën 735kW për ton.
Sipas Porsche, Mission X i gatshëm për prodhim do të bazohet në një platformë të veturave elektrike prej 900 voltësh, e cila pretendon se mund të lejojë që hiper-vetura të karikohet dy herë më shpejt se Taycan Turbo S me 800 volt.
Nga fotot e përfshira në njoftimin e Porsche, duket se Mission X do të synojë të prodhojë pjesën më të madhe të forcës së tij poshtë veturës përmes aerodinamikës “ground-effect” – që tërheq makinën më afër rrugës – bazuar në vrimat e tij të mëdha të ajrit që dalin në parakolpin e pasmë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCili bolid fiton në përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, Formula E apo Formula 1?
Çfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit
Vetura 1.3 milion dollarëshe përplaset në një shtëpi dhe shkakton dëme të konsiderueshme
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe