LAJMI I FUNDIT:

Granit Mavriqi zgjidhet anëtar i Bordit për Ankesa të Mediave

Granit Mavriqi zgjidhet anëtar i Bordit për Ankesa të Mediave

Granit Mavriqi është zgjedhur anëtar i Bordit për Ankesa të Mediave në kuadër të KPM-së, me mandat 3 vjeçar. Në Kuvendin e Kosovës ai ka marrë 51 vota, ndërsa në votim gjithsej kanë marrë pjesë 84 deputetë.

Ndërsa, kundër-kandidati i Mavriqit, Martin Komani, siguroi vetëm 30 vota, ndërsa 3 vota të deputetëve ishin të pavlefshme.


Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme po shqyrton pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara, ndër të tjera po shqyrton pikën për zgjedhjen e një zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve joshumicë, raporton kp.

Emrat e propozuar janë Admir Rama, Ardian Maksuti, Esmir Kasi, Maria Daduloviq, Senad Ibishi dhe Serdian Sentiq.